Isabelle Filliozat A-005083
Libër i ri
Në këtë libër, ashtu si edhe në “Kam provuar gjithçka!” prindërit do të zbulojnë një qasje efikase, bazuar në zbulimet e neuroshkencës. Të jetosh me një fëmijë nga gjashtë në njëmbëdhjetë vjeç do të jetë një lumturi në përditshmëri! Nuk ka vlerësime
466 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botart | |
| ISBN | 9789928286727 | |
Ajo kërcen kudo. Ai mezi përqendrohet. Asaj i mungon besimi. Ai harron gjërat e tij. Ajo nervozohet ndaj frustrimit më të vogël. Ai është i dhunshëm në shkollë. Ajo tregohet e vështirë në tavolinë. Ai bën ende çiçin në shtrat… Çfarë nervozizmi ndaj sjelljes së tyre! Po sikur të kishte të tjera arsye veç mungesës së kufijve?
Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nevojë për liri, të nesërmen ai strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror. Jo, nuk ka kaluar gjithçka! Dhe prindit i duhet të bëjë shumë për të ushqyer besimin e fëmijës së tij.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 175 |
| ISBN | 9789928286727 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 12 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Irena Bajrami |
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?