I ri Sonete Drite Shiko më të madhe

Sonete Drite

Ilir Hysi A-000689

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shtepia botuese Poeteka sjell nje vellim me poezi te autorit Ilir Hysi, i cili si pakkush ne ditet tona levron sonetin. Jeta e Tiranes, njerezit, objektet, largimet dhe reflektimet ne kohe sendertohen permes sonetit me gjithe brishtesine, dramen dhe forcen e brendshme

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230454

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ftesë për lexuesin: Një ditë të zakonshme të fillimvitit 1998, shkoja një trotuari të pashtruar dhe gunga-gunga të një rruge afër stacionit të linjës së autobuzave " Tirana e re ". I shoqëruar në këtë rrugëtim nga njëra prej motrave të mia dhe i "armatosur" me një fletore të zhubrosur (prodhim turk), po drejtohesha ndesh një të panjohure, në këtë fund të mijëvjeçarit të dytë.

Pallatet e rrënuara pesëkatëshe më tejçonin një rrezatim të veçantë. Në një nga këto pallatekasaforta të sigurisë më të lartë, qëndronte i fshehur një diamant i pagdhendur. Shkallët prej çimentoje më përcollën në mënyrë të pjerrët drejt një dere të mbyllur, të bërë prej një dërrase fare të lëkundur. Zilja tingëlloi si përpara hapjes së siparit në teatër. Tri trokitjet u dëgjuan gjithashtu. Vijoi një pritje e ndrojtur në një shkallë të ndriçuar keqas. Më në fund disa hapa u dëgjuan dhe dera u hap. Kalova pragun dhe hyra në botën e dijes letraro-poetike, të ruajtur me aq xhelozi nga Athina-Minerva-Fatime Shehu.

Kjo hyrje nuk do të jetë një përshkrim në vetëpëlqim i jetës dhe "bëmave" të mia, por një çelës fare i vogël për të ndihmuar në kuptimin e strukturës së këtij botimi me poezi.

Poezia më ka shoqëruar dhe vazhdon të më shoqërojë në jetën time të përditshme dhe jashtë profesionale. Përgjatë këtyre viteve kam arritur të grumbulloj një sërë vargjesh dhe më në fund vendosa të krijoj një përmbledhje të parë me poezi, e cila është e përqendruar në një formë të veçantë të kësaj të fundit, që është Soneti.

Ndarjet dhe nyjet në vijim i përkasin një ecurie kohore të shpjegueshme fare lehtë. Rrethi i parë përfshin poezitë e shkruara gjatë periudhës së maturës 1999-2000, në Tiranë. Rrethi i dytë dhe i tretë shtrihen përgjatë viteve 2000- 2007, të cilat përkojnë me studimet e mia të larta në Paris. Rrethi i katërt shënon rikthimin tim tek Soneti përgjatë dy viteve të fundit. Më tej, rrethi i pestë i largohet strukturës së Sonetit për të mbyllur dhe rimbyllur këtë cikël kohor.

Poezitë e këtushme janë pa moshë dhe jashtëkohore. Por, shpjegimet dhe përsiatjet e mëtejshme do të ishin veç një humbje kohe. Kalojmë në faqet e pasme.

Nga autori (në ajër diku në qiellin e Europës).

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe180
ISBN9789928230454
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë