Kërko më tej
Subcategories
Ky është një fjalor bazik, me fjalët më të përdorura në përditshmëri që i vlen të gjithë atyre që komunikojnë apo punojnë në një mjedis frëngjishtfolës
Fabulat e Ferit Lamajt përcjellin mesazhet e vërteta filozofike, shquhen për lakonizmin e mençurinë sarkastike.
Një libër disi i veçantë për krijimtarinë e Miho Gjinit, të cilin deri tani lexuesi e ka njohur në kostumin e kritikut dhe studiuesit të teatrit, por edhe të prozatorit cilësor, që di të gjejë e të përshkruajë bukur situata e personazhe të goditura.
Leon Marcus URl ishte një romancier amerikan, i njohur për shkencën e tij historike dhe hulumtim të thellë që hyri në romanet e tij. Dy librat e tij bestselling ishin Eksodi (botuar në 1958) dhe Trinity (botuar në 1976).
Në këtë poemë shoqërore - psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Poema, "Andrra e jetës", është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i motiveve nga jeta e fshatarëve të...
Kombi synon të jetë një bashkësi ideale qytetarësh. Njeh vetëm njerëz të barabartë, nuk i përfill veçoritë etnike, krahinore, kulturore, gjuhësore e fetare të gjithsecilit. Kombi modern, i pandashëm nga demokracia, i kundërvihet nacionalizmit.
Në gjuhën shqipe janë botuar nga François Mauriac romanet "Tereza Dekëru" dhe "Shkretëtira e dashurisë". Romani "Foleja e nepërkave" që po i jepet lexuesit vlerësohet si kryevepra letrare e François Mauriac. Më 1952, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi. François Mauriac vdiq në Paris më 1 shtator 1970.
Ditarët shqiptarë, është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit'hat...
Përmbledhje e tregimeve dhe novelave më të spikatura të Miho Gjinit, të shkruara deri në vitin 2000. Problematika dhe tematika e këtyre krijimeve lidhet ngushtësisht me realitetin dhe ngjarjet
Një paraqitje e fakteve të gjuhës, e parimeve dhe e metodave të gjuhësisë, të shqyrtuara me shumë realizëm e me më pak formalizëm ose abuzime teorike. Në këtë libër vihet theksi sa në funksionet e njësive gjuhësore, aq edhe në strukturat që i përbëjnë ato. Përveç rrafshit sinkronik, në këtë vepër gjenden edhe probleme të rrafshit diakronik, kuptohet, pa u...
Shkruar kur Maupassant ishte në kulmin e fuqive të tij, "Bel-Ami" është një roman i sinqeritet të madh dhe cinizmit; vepra është e mbushur edhe me gëzimin absolut të jetës - përshkruan skena dhe karaktere të Parisit të belle Epoque me zgjuarsi dhe ndjeshmëri.
Ky është teksti bazë, më i plotë i Fonetikës Historike, i shkruar nga një profesor dhe ekspert fushe, pas kërkimeve shumëvjeçare në fushën e fonetikës së shqipe
Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.
Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika. Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve, shteteve e koalicioneve ushtarake. Këto rregulla fillesen e...
Një sekret drithërues fshihet midis fletëve të albumit të fotografive të familjes Van Bemel, burrë, grua, dhe pesë fëmijë, që kanë jetuar në një shtëpi të madhe në provincën holandeze.
Nëse jetoni siç duhet, vetëm një jetë është e mjaftueshme, ndaj bëhuni ndryshimi që doni të shikoni. Ndiqni rrugën e dashurisë, besimit, mirëkuptimit dhe faljes për të jetuar me lumturi. Dashuria dhe arritjet e mëdha kërkojnë rrezik. Nëse s'do të ishte për ndërmarrjen e rrezikut, kushdo do të bënte gjëra të zakonshme, por jo të mëdha.
Libri përqendrohet te popujt e Perandorisë Bizantine, te pikëpamjet e kultura e tyre, si dhe në mënyrën se si këta ndryshuan me kalimin e kohës. Rezultati është një vështrim i spikatur e i qartë për atë çka ishin bizantinët.
Vjetërsia dhe autoktonia e shqiptarëve, nën dritën e të dhënave të dialektologjisë sonë historike, përbëjnë temat e këtij studimi shkencor. Në mënyrë metodike bëhet edhe një pasqyrë e tipareve dalluese të dy dialekteve të shqipes. Libri u vjen në ndihmë studentëve dhe kujtdo që interesohet për historinë e popullit dhe gjuhës së tij.
Pikturat e Llambi Blidos përfaqësojnë denjësisht zhvillimet e pikturës shqiptare, jo vetëm ato tematike që preferoheshin në periudhën e komunizmit, por edhe zhvillimet e nëndheshme që i jepnin një kahje të modernitetit pikturës shqiptare
Nuk janë "fuçi baruti" për Europën: vendet ballkanike janë pjesë e kontinentit, ku ndarja dyshe e botës pas vitit 1945 solli copëtimin më të egër gjeopolitik.
Nuk ka ditë kur një burrë dhe një grua të mos shkëmbejnë premtimin fatal të dashurisë: të dua! Një premtim që edhe mund të tradhëtohet, të harrohet, por që nuk kalon pa lënë një kujtim të pashlyeshëm, mall, keqardhje, mbase edhe urrejtje.
Judd Stevens është një psikoanalist, ballafaquar me rastin më kritik të jetës së tij. Nëse ai nuk do të arrijë të kuptojë mendjen e një vrasësi, do të arrestohet edhe vete për këtë vrasje ose të vrasë veten ...
Vëllimi Dritarja e natës është një përzierje e mrekullueshme e princeshave të qytetit të vogël, e shtëpiakeve, e njerëzve të thjeshtë dhe e horrave një portret i gjallë, një këngë e shpejtë e jetës.
Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.
Biografia e Moisiut gëzon pasuri dhe vlera që do t'i dëshironin çdo njeri i rangut të tij. Maks Brod shkruan për të: "Hamlet është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket gjithë botës".
Një interpretim i Europës Juglindore nën sundimin osman prej të cilit pakkush mund të mos mësojë. Si përherë P. Sugar sjell një vështrim të gjallë mbi një material të njohur për çështje të njohura Libri i tij nuk është aspak një shtojcë e mirëpritur në këtë fushë". Ai është një interpretim unik i gjithë përvojës osmane në Ballkan." Slavic Review "Një...
Mashtrimi, poshtërsia apo gënjeshtra - qofshin në qeveri, në biznes, në shkencë apo në organet e Rendit, - si rregull janë lajme. Nga libri
Libri i parë trajton probleme themelore të letërsisë arbëreshe. Në të dytin studiuesi merret me metoda krahasuese, metodologjinë e historisë së letërsisë, raporte të romantizmit shqiptar me letërsinë folklorike etj.
Histori e gjuhësisë, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla deri në ditët tona. Paraqiten rrethanat historike dhe klima kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Ky botim i ri është pasuruar me një kapitull të ri mbi gjuhësinë e shekullit XX, i cili i hartuar në fund të shekullit të kaluar, ndihmon për kryerjen e një bilanci...
Në këtë vepër janë përmbledhur të gjithë autorët shqiptarë që kanë shkruar për estetikën, që nga De Rada, Konica, Fishta, Koliqi dhe deri në ditët tona. Ky tekst iu shërben të gjithë studentëve të letërsisë, arteve, por edhe të pasionuarve pas estetikës