Baba Tomori Shiko më të madhe

Baba Tomori

Andon Zako Çajupi BDI0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Çajupi është poeti i Atdheut dhe i të mërguarve, i të dashuruarve dhe të rebeluarve, poeti i shpirtit të lirë njerëzor.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992731311

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Te "Baba Tomorri" u shfaqën të gjitha prirjet krijuese të Çajupit dhe veçoritë e stilit e të talentit të tij të vetvetishëm. Shpirti atdhetar s'kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel një mik aq të madh të lirisë, shpirti erotik s'kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tundonjëse, shpirti shpotitës një penë aq të mprehtë dhe vjershëria shqipe një gjuhë poetike aq të njomësht e aq të afërt me këngët e popullit. Ishin këto arsyet që Çajupi i shumë veprave të tjera mbeti gjithmonë i njëjtësuar me Baba Tomorrin dhe Baba Tomorri me poetin. Kur na merr malli për njerëzit dhe gurët e vendlindjes, le të këndojmë ; kur na zë malli i mërgimtarit, le të këndojmë Çajupin; kur na djeg malli i dashurisë, le të këndojmë Çajupin; kur na zë malli për këngën e fyellit dhe malli i shqipes, le të këndojmë Çajupin.

Të dhëna

Faqe164
ISBN9992731311
Viti i Botimit1997
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë