Mbi shpirteroren ne art Shiko më të madhe

Mbi shpirteroren ne art

Kandinski BD0475

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Sa më e thellë të jetë bluja, aq më shumë e tërheq njeriun drejt pafundësisë, dhe zgjon tek ai dëshirimin për të Kulluarën dhe për Mbishqisoren. Bluja është ngjyra e qiellit, ashtu siç e përfytyrojmë ne qiellin nën tingullin e fjalës qiell. Wassily Kandinsky

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9781619491533

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Wassily Kandinsky lindi në Moskë, në vitin 1866. Pasi kaloi fëmijërinë në Itali, studimet e larta i përfundoi për drejtësi, duke kryer edhe doktoratën. Bëri disa udhëtime nëpër Evropë dhe qëndroi për një kohë të gjatë në Mynih, ku studioi pikturë, në veçanti Monet-në, dhe është koha ku ai nis të mendojë për ndryshime në art (merret me pikturë impresioniste dhe foviste). Sikurse është shprehur: U deshën vite që ndjenja dhe mendimi të më çonin në përfundimin e thjeshtë që, qëllimet, aq sa dhe mjetet e artit dhe ato të natyrës, janë organikisht dhe qëllimisht të ndershme, por njëlloj të mëdha, pra njëlloj të forta. Më pas, thelbësorja për të është te vetë piktura, jo te subjekti. Mungesa e shkathtësive profesionale e shtyn atë jashtë kufijve të artit figurativ, dhe në vitin 1910 bën veprat e para që janë tërësisht abstrakte. Këtë ndryshim e trajtoi më vonë në veprën Mbi shpirtëroren në art. Pas periudhës së parë abstrakte (1910-1914) dhe themelimit të grupit Kalorësi blu, Kandinsky shkon në Moskë (1914) dhe, më 1919 emërohet profesor në Akademinë e Arteve dhe drejtor i Muzeut të Pikturës. Më 1920 është bashkëpunëtor në themelimin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave. Më 1921 largohet nga Rusia për në Gjermani, ku jeton dhjetë vjet, dhe më pas, që nga 1932, në Francë, pa u larguar as gjatë luftës, pavarësisht shumë kërcënimeve. Ndërron jetë në Neuilly-sur-Seine (Paris) në dhjetor të vitit 1944. I njohur si babai i artit abstrakt, por edhe si studiues dhe eseist i artit, Ëassily Kandinsky, mbetet një prej atyre personazheve që solli ndryshime rrënjësore në krijimtarinë artistike si të tillë në fillim të shekullit të njëzetë, por edhe në mënyrën e konceptimit të veprës së artit. Kandisky beson te shpirti[1] i njëmendët në një kohë kur shpirti kishte pësuar shndërrime tjetërsuese dhe ishte reduktuar si mos më keq në ca komplekse fiktive të endura përmes një dashurie që shkaktohet nga shfryrjet nihiliste. Kthesa shpirtërore e Kandinsky-t lidhet me një vizitë që ai bën në vitin 1910 në një galeri në Mynih, për të parë një ekspozitë që ishte hapur nga një grup artistësh myslimanë. Në veprat e kësaj ekspozite dominonte loja dekorative përmes elementeve të caktuara që përsëriteshin deri në pafundësi[2] për të krijuar një tërësi e cila e fton vëzhguesin për tu shkëputur për pak çaste nga graviteti e për të përjetuar transcendenten e synuar të artit islam.[3] Pikërisht pas kësaj vizite, ai bën punën e parë abstrakte, që njihet ndryshe si akuareli abstrakt. Ë. Kandinsky, Akuareli i parë abstrakt. Kështu pra ngjizet arti abstrakt në kulturën perëndimore, një nga rrymat/lëvizjet më me ndikim në këtë kulturë. Ishte një lëvizje/ide e cila, siç pohon dhe Kandinsky, synonte të çlironte pikturën nga idhujtaria e sendores, dhe rrjedhimisht edhe vetë artistin. Ishte koha kur një pikturë nuk mund të imagjinohej dot pa një referencë nga realiteti përreth: vëmendja ishte përqendruar te konkretja/fizikja dhe ishte lënë në harresë, le të themi, metafizika e artit, ajo çfarë realisht përfaqëson dhe duhet të përfaqësojë arti, pasi qëllimi i artit nuk ka qenë kurrë arti, dhe natyrisht nuk ka sesi të jetë.

Të dhëna

Faqe178
ISBN9781619491533
Viti i Botimit2011
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Klosi