Kërko më tej
Subcategories
Gjithçka që kam mësuar nga themelimi, zgjerimi dhe shitja e një kompanie Derek Sivers rastësisht themeloi një biznes që ndihmonte muzikantët të shisnin muzikën e tyre. Ky biznes u kthye në shitësin më të madh online të muzikës së pavarur me mbi 150,000 muzikantë dhe $100 milionë shitje.
Ky udhëzues praktik për përmbushjen e qëllimeve bazohet në një parim shumë të thjeshtë: një situatë ose një detyrë nuk është aq sfiduese ose e ndërlikuar sa mund të duket. Sapo fillon të praktikosh idetë e këtij libri, do të kuptosh që rruga më e lehtë ka qenë e disponueshme gjatë gjithë kohës. Të gjithë e kemi provuar rrugën e lehtë.
Ha për të jetuar ofron një metodë tejet efikase dhe të vërtetuar shkencërisht për të humbur peshë shpejt. Çelësi i planit revolucionar gjashtë javor të Dr. Fuhrman-it është i thjeshtë: shëndeti = vlera ushqyese / kalori Kur raporti i vlerave ushqyese me kaloritë në ushqimet që hani është i lartë, atëherë do të humbni peshë.
Përmes prizmit të këndëvështrimit femëror, libri Komploti botëror kundër grave gjurmon dhe ndjek që nga fillimi zhvillimin në historinë njerëzore të grave dhe të burrave.
Tridhjetë e tri vite më parë, Tomi, Adela, Ergisa, Dritani dhe Nereida u përballën me tmerrin rrëqethës, që gllabëroi qytetin, duke nxirë, vrarë dhe derdhur gjak. Ata ikën, për të mos u kthyer më... deri tani që errësirat ngrihen sërish.
Tridhjetë e tri vite më parë, Tomi, Adela, Ergisa, Dritani dhe Nereida u përballën me tmerrin rrëqethës, që gllabëroi qytetin, duke nxirë, vrarë dhe derdhur gjak. Ata ikën, për të mos u kthyer më... deri tani që errësirat ngrihen sërish.
…Ata po kërkojnë të vërtetën... ...por njëkohësisht po e fshehin atë.GJASHTË ADOLESHENTË TË VRARË.NJË I DYSHUAR PAS HEKURAVE.NJË BABA I DËSHPËRUAR.Në një çështje kaq të errët, e vërteta fshihet lehtë.
Ka gjithçka që unë jam e interesuar të lexoj në një libër dramatik të mirëfilltë... por që ai vlen të lexohet prej cilitdo që i pëlqen të përfshihet në botën e magjisë, dhembshurisë atërore, luftës për pushtet dhe triumfit të dashurisë së pastër
Tema kryesore e librit është "Martín Fierro", dhe ai vendos bazat e debatit ende të hapur mbi faktin nëse Martín Fierro apo Don Segundo Sombra duhet të konsiderohet modeli i gauços argjentinas. Botimi ynë ndjek versionin origjinal të vitit 1916, por përmban jo më pak se 260 shënime, duke shtuar shënime leksikografike krahas reflektimeve të autorit.
"Më vdiq babai"... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.