Ezopi është një shkrimtar i lashtësisë ndër më të vlerësuarit e kohës së vet, e i njohur deri në ditët tona veçanërisht për fabulat e tij. Ai mbetet një ndër shkrimtarët më të vlerësuar të të gjitha kohëve si krijuesi (apo mbledhësi) i gjinisë së fabulës, pasi hartoi përmbledhjen e parë të shkruar me fabula, që përbëhet prej rreth pesëqind të tillash. Fabulat e tij kanë fituar me kalimin e kohës një sukses të atillë, sa një mori autorësh i janë përkushtuar kësaj gjinie, e madje edhe dhe termi fabul ka hyrë në kulturën popullore për të treguar një gjini letrare të veçantë, ideatori dhe shkrimtari i parë i së cilës, prej të cilit kemi gjurmë, është Ezopi.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 116 |
| ISBN | 9789928308390 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Përmbledhja e fabulave të Ezopit, ish-skllav dhe rrëfenjës, datojnë nga viti 620-560 para Krishtit në Greqinë e lashtë. Ato njihen botërisht dhe pranohen po aq gjerësisht për vlerat e tyre edukative dhe morale.
Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Ezopi mendohet se ka jetuar në vitet 620-564 p.e.s. Fabulat e tij të famshme i kanë rezistuar shekujve dhe janë përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e rëndë sishme botërore. Fabulat e tij shquhen për moralin dhe stilin edukativ, si dhe për frymën humane.