Kërko më tej
Subcategories
A mundet që një lajm i rremë të shënjojë fatin e një kontinenti? Kjo është pikërisht ajo që beson një industrialist i pasur në pará e mbështetje politike dhe një marketer i paskrupullt.
A mund të ndodhë që analet e Shqipërisë të kopjojnë historinë dhe, nga ana tjetër, që vetë historia e Shqipërisë të imitojë letërsinë? A mund të kalojë ajo, me hap të sigurt duke ndjekur fillin e Ariadnës, nga Jul Cezari dhe Makbethi i Shekspirit te fiksionet e stërholluara të Borhesit?
Dy miq, udhëtojnë nëpër Itali me një makinë të kuqe: dëgjojnë muzikë, këndojnë, qeshin e zihen me njëri-tjetrin.Janë rreth të dyzetave dhe jetët e tyre janë ende pezull. Andrea pret një vendim nga i cili varet historia e tij e dashurisë. Paolo është në krizë: si çift, si identitet, si burrë i moshës së mesme.
Thanoja është i papërsëritshëm. Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues,mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arësyeja që e bën këtë roman tërheqëskaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis ngaskajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj.
Në kulmin e lulëzimit të komunizmit në Shqipëri, në kapërcyell të viteve '70, Ismail Kadare do të përballej me një nga sfidat më të mëdha që një shkrimtar në ish-vendet komuniste, do ta kishte të vështirë ta realizonte, të kthente në një personazh pikërisht diktatorin e tij.
Një mister i ri Një dyshe detektivësh ikonë dhe... një vrasje e re
Përralla e ngjashme me fabulën përzien historinë e një tregimtari të vetmuar, të bllokuar me historinë e një udhëtari të ri, një princ, që përballet me problemet e tij. Princi i ri udhëton nga planeti në planet, duke u ndeshur me një sërë banorësh të veçantë.
Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i...
Kryevepra e Lewis Carroll-it paraqet aventurat e një vajze të re që quhet Liza, në një botë të çuditshme e mahnitëse, ku çdo gjë është e mundshme, por edhe e papritshme. Atje ajo takon krijesa të çuditshme, përballet me sfida të ndryshme, teksa kërkon rrugën për t’u kthyer në shtëpi.Lektyra shoqërohet me aparaturë didaktike, fjalorth dhe ilustrime origjinale
Tek “Investitori Inteligjent”, Benjamin Graham-i shpjegon rëndësinë e përcaktimit të vlerës kur investohet. Për të investuar me sukses për vlerën dhe për të shmangur pjesëmarrjen në bumet dhe rëniet afatshkurtra të tregut, përcaktimi i vlerës së kompanive është thelbësor.
Një udhëzues tepër i nevojshëm, meqë sot, "në kohët e dhunës dhe të krizës së thellë", dashuria ka mbetur i vetmi strehim i sigurtë"
Ky roman, i botuar vite më parë, është një veper letrare e një niveli të lartë artistik, i cili të rrëmben dhe nuk e lëshon nga dora deri te faqja e fundit.
Historia e detektive Stefani Valentit, e cila zbulon një vrasje që ka ndodhur në Komo, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një libër plot të papritura ku historia gërshetohet kaq bukur, shkruar nga dy autorë që shkrimin e kanë shkrirë me dashurinë…