Kërko më tej
Subcategories
Nga autori më i shitur i “New York Times”, me librat “Medical Medium”, “Shpëtimi i mëlçisë” dhe “Shërimi i tiroideve”, vjen libri më i ri, "Pastrohu, që të shërohesh", ku do të gjeni gjithçka që duhet të dini për të transformuar shëndetin dhe jetën.
Një histori fantastike, personazhe të paharrueshme, rrëfim i bukur; më tërhoqi qysh në fillim. M'u duk sikur e mora me mend përfundimin, por pastaj u befasova, sepse zonja McFadden është aq e zgjuar sa të të habitë. E rekomandoj fuqishëm.– Diannoud
Një nënë, bijë, grua, e dashur, mike, mësuese, epror... këta janë zërat që përbëjnë sagën e pasur sensuale të romanit “Isabela”. Të rrëfyera në sfondin e tri dekadave të historisë së Filipineve nëpërmjet lirizmit erotik, jeta e grave në Luginën Kagajan, është një përpjekje e vazhdueshme për drejtësi sociale.
Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me vetveten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës.
A mundet që një lajm i rremë të shënjojë fatin e një kontinenti? Kjo është pikërisht ajo që beson një industrialist i pasur në pará e mbështetje politike dhe një marketer i paskrupullt.
A mund të ndodhë që analet e Shqipërisë të kopjojnë historinë dhe, nga ana tjetër, që vetë historia e Shqipërisë të imitojë letërsinë? A mund të kalojë ajo, me hap të sigurt duke ndjekur fillin e Ariadnës, nga Jul Cezari dhe Makbethi i Shekspirit te fiksionet e stërholluara të Borhesit?
Dy miq, udhëtojnë nëpër Itali me një makinë të kuqe: dëgjojnë muzikë, këndojnë, qeshin e zihen me njëri-tjetrin.Janë rreth të dyzetave dhe jetët e tyre janë ende pezull. Andrea pret një vendim nga i cili varet historia e tij e dashurisë. Paolo është në krizë: si çift, si identitet, si burrë i moshës së mesme.
Thanoja është i papërsëritshëm. Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues,mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arësyeja që e bën këtë roman tërheqëskaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis ngaskajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj.
Aria, si shumë fëmijë të tjerë, e do pafund detin, por nuk e ka parë kurrë. Teksa sodit detin e pikturuar në murin e dhomës së saj, ajo pret me padurim ardhjen e Bikës, vullnetares në shtëpinë e kujdesit, e cila i ka premtuar t’ia bëjë realitet ëndrrën: “Pushime në det me Bikën dhe familjen e saj”.
Në kulmin e lulëzimit të komunizmit në Shqipëri, në kapërcyell të viteve '70, Ismail Kadare do të përballej me një nga sfidat më të mëdha që një shkrimtar në ish-vendet komuniste, do ta kishte të vështirë ta realizonte, të kthente në një personazh pikërisht diktatorin e tij.
Një mister i ri Një dyshe detektivësh ikonë dhe... një vrasje e re
Përralla e ngjashme me fabulën përzien historinë e një tregimtari të vetmuar, të bllokuar me historinë e një udhëtari të ri, një princ, që përballet me problemet e tij. Princi i ri udhëton nga planeti në planet, duke u ndeshur me një sërë banorësh të veçantë.
Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i...
Kryevepra e Lewis Carroll-it paraqet aventurat e një vajze të re që quhet Liza, në një botë të çuditshme e mahnitëse, ku çdo gjë është e mundshme, por edhe e papritshme. Atje ajo takon krijesa të çuditshme, përballet me sfida të ndryshme, teksa kërkon rrugën për t’u kthyer në shtëpi.Lektyra shoqërohet me aparaturë didaktike, fjalorth dhe ilustrime origjinale
Tek “Investitori Inteligjent”, Benjamin Graham-i shpjegon rëndësinë e përcaktimit të vlerës kur investohet. Për të investuar me sukses për vlerën dhe për të shmangur pjesëmarrjen në bumet dhe rëniet afatshkurtra të tregut, përcaktimi i vlerës së kompanive është thelbësor.