Kërko më tej
Subcategories
Një supernovë mund të ndodhë së shpejti! Kështu parashikojnë astronomët. Një yll i ri do të shfaqet në qiell. Ai do të shkëlqejë më fort se të gjitha yjet e tjera. Ka katër shekuj, që një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur. Tani ka ardhur koha. Njerëzimi po e pret, edhe Hana e Martini, bashkë me shokët e tyre. Por ata nuk rrinë duarkryq. Kanë ndërmarrë një...
Ky botimi i ri (i realizuar me rastin e 10-vjetorit të botimit të parë) me ilustrimet e Oliver Jeffers - një nga emrat më të shquar në botë - shoqërohet dhe me një parathënie të autorit John Boyne.
Per te gjithe lexuesit qe kane kujtime te bukura me romanin Meriyll, autori ka vendosur qe te vijoje historine e dy personazheve kryesore, Merit dhe Sidit, ne kohe tjeter dhe rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.
Nga autorja e romanit Pas asaj vere, vjen nje tjeter romance mberthyese, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dritan.
Yuval Noah Harari, - nje nga mendimtaret me te spikatur te kohes tone, pas suksesit te jashtezakonshem me librat e tij “Sapiens”, “Homo Deus” dhe “21 leksione per shekullin e XXI”, te cilet mbeten bestseller-a absolute ne te gjithe boten, - vjen me nje tjeter liber te ri ne gjuhen shqipe, Nexus, të cilin e gjeni online dhe tek libraria Bukinist qe tani.
Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë
Në romanin e saj të parë historik, të pasur me detajet e një epoke që formësoi një komb dhe një ishull pesëdhjetë kilometra larg detit, Elin Hilderbrandit i takon sërish titulli “mbretëresha e romanit veror”.
Xhelil Oker, kjo penë mjeshtërore e letërsisë policeske, me romanin “Stamboll, mos më qëllo”, na tërheq sërish brenda një aventure plot befasi dhe ku testohen kufijtë e inteligjencës njerëzore...
Një regjisor, një drejtor i fotografisë, një skenar filmi dhe përballë shtëpia e verdhë dhe Ballkani i trazuar midis të vërtetave dhe trillimeve
[...] Ai ishte një “vlonjat” që këndonte me kitarë këngët e dashurisë. Ishte një “shqiptar” që recitonte plot ndjenjë vjershat e Naimit. Ishte më i përvëluari nga dielli i korrikut dhe më i nxiri nga ai i gushtit, por, mbi të gjitha, ishte djaloshi më i buzëqeshur që mbaj mend nga fëmijëria ime [...]
Një histori dashurie dhe një vrasje e mistershme që hedhin hije ndër breza, që nga Anglia e viteve 1860 dhe deri në ditët tona.
Pas botimit të tij të parë në Shqipëri, romani “Valsi i lumturisë” është botuar në frëngjisht, italisht, arabisht, greqisht dhe maqedonisht me një mbulim të mirë mediatik.
Ky libër është një ritakim me të panjohurat që kemi brenda nesh dhe mund të ofrojë një perspektivë të re mbi zgjedhjet e lexuesit dhe t’i ndihmojë të kuptojnë sesi këta faktorë psikologjikë ndikojnë në formimin dhe mbajtjen e një marrëdhënieje si dhe kur ť’u thonë “STOP”, pasi të kenë kuptuar që janë bërë pjesë në këto dinamika komplekse.” Të sjella nën...
Nga shkrimtarja Freida McFadden e librave bestseller të New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal vjen romani i ri i serisë "Shërbëtorja", me kthesa të pabesueshme e plot tension. Ky libër mund të shijohet edhe si roman më vete. Dhe me të filluar leximin e tij, nuk do ta lëshoni nga dora derisa të mësoni kthesën e fundit shpërthyese. Libri hidhet...
Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom-i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Yalom-i reflekton mbi procesin e rritjes dhe të plakjes, si edhe mbi rolin që vdekja ka luajtur në jetën e pacientëve dhe jetën e tij.
Meriylli eshte romani me ndikues tek te rinjet shqiptare sepse perfaqeson historine e tranzicionit te secilit prej nesh. Pas shume e shume vitesh, autori Viktor Canosinaj ka nxjerr vazhdimin e sages se Meriyll: Meri dhe Sidi, tashme jane ne kohe tjeter dhe ne rrethana te reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.
Seria e Sherbetores eshte trilleri psikologjik me i kerkuari ne te gjithe boten por edhe nga lexuesit shqiptare. I ardhur ne shqip nga Nikolla Langore, dhe i hedhur ne qarkullim nga “Bota Shqiptare”, tashme kjo seri fantastike vjen ne set dhe ne oferte per te gjithe ata qe nuk kane perjetuar misteret e befasishme te saj.
Një aventurë epike nga autorja Albana Osmani. Ilustruar prej saj ne nje forme shume vizionare, dedikuar të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja! Romani fantastiko-shkencor ndjek përballjen e paepur të një grupi të rinjsh me Inteligjencën Artificiale, që mund të cilësohet, pa dyshim, si beteja më e ashpër e kohës!
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Romani rrëfen gruan, Martina Gjonbardh Gjuraj, që jetën, përveç vuajtjesh e hidhërimesh të shumta që ia mbillnin në shpirt, për ta lodhur, asgjësuar, e kaloi në një dyshim brerës që edhe e lumturonte, edhe e trembte deri në palcë.