Kristo Dimopulo MUZ0068
Libër i ri
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928361714 | |
Lordi anglez mendon se mund të marrë nga Greqia gjithçka që dëshiron - letrën që shkroi një skulptor turk para 177 vjetësh; sekretin që mbahet i fshehur mirë gjithë këtë kohë dhe të vërtetën, e cila po të dalë në shesh, do të plasë një skandal i madh.
Profesori Tiku Historiku, Athinaja dhe Oresti përpiqen të çmbështjellin lëmshin e një historie të pabesueshme. Nga Kostandinopoja, ku takojnë Ajnur Sajlanin dhe vajzën e saj, Meltemin, për të zgjidhur enigmën që kanë në duar, deri në Brumhill, në rezidencën Elgin, në periferi të Edinburgut, ku takojnë Fjona Lenoksin, reporteren politike të BBC-së dhe ku aktori zoti Lorens Oliv Pikëll ka planifikuar të luajë interpretimin e fundit të karrierës së tij, profesori dhe dy nipërit e tij bien në gjurmët e një statuje të humbur.
Por këtë herë ata nuk i ndjek vetëm ogurziu Dankan MakDukali, por edhe dy agjentë të Shërbimit Sekret Informativ të Britanisë së Madhe…
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 135 |
| ISBN | 9789928361714 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 7 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
DORESHKRIMI I HUMBUR është vëllimi i dytë i serisë "Aventurat e Tiku Historikut"