Kërko më tej
Subcategories
Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Ajo çka i dallon është një ndjesi e pacaktuar, një atmosferë përfshirëse, që dikur quhej “ekzotizëm” dhe që vazhdon të mbijetojë ende sot. Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me...
Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh...
Me ne fund vjen ne shqip nje nga bestseller-at e momentit ne bote, shkruar mjeshtrisht nga Lucy Folley, vleresuar si Agatha Christie e kohes tone per stilin, tensionin dhe misterin qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit. Libri vjen ne qarkullim me date 20 maj 2023 nga shtepia botuese Bota Shqiptare
Kushdo qe grumbullon miresi ne zemren e tij, gjithmone do ta kete rrugen e hapur. Rruga e Shamzit eshte rruga e atyre qe jane te gatshem te digjen. Kerkon qendrim, zgjuarsi, logjike, edukate, respekt, siguri, guxim, disipline dhe percaktim. Nuk e humbe asnjeren nga keto dhe nuk eshte vone ende per asgje. Sepse cdo gje pret kohen e saj. Ndoshta koha e...
Një përrallë me plot të papritura e cila flet për humbjen, për përballjen me frikën dhe rifitimin e dashurisë dhe lumturisë së humbur. Ky libër shoqërohet me ilustrime nga Lisa Aisato
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Seria e librave për fëmijë "Dua të mësoj anglisht" i mëson fëmijës elementet më të rëndësishme të gjuhës. Gjuha e përshtatshme dhe ilustrimet shumëngjyrëshe e bëjnë mësimin më të këndshëm për fëmijët. Ndihmojeni fëmijën tuaj të mësojë gjuhën angleze!
Viktor Canosinaj vjen me një roman të ri për lexuesit ku në qendër të tij ka marrëdhënien e individit me atdheun dhe sesi këto marrëdhënie ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në fatin e të dyja palëve. Ky është një roman kushtuar idealistëve shqiptarë të të gjitha kohërave që u vetëflijuan për atdheun.
Shqiponja Axhami – Trota vjen me nje tjeter liber te ri, por kesaj radhe ne prozen e shkurter, - nje permbledhje me prurjet me te mira qe autorja ka ne prozen e shkurter, i pergatitur per botim nga shtepia botuese Uegen
Pas një periudhe të gjatë studimeve, përkthimesh dhe krijimtarie në fushën e poezisë dhe prozës, Albert V. Nikolla vjen me një libër studimor për gjuhën shqipe, i cili përmbledh një punë të gjatë kërkimore në fushën e etimologjisë dhe semantikës gjatë qëndrimit të tij në Belgjikë.
Biseda me disa nga mendimtarët më të shquar bashkëkohorë
Ky triller psikologjik që të mban mbërthyer sinjalizon shpërthimin e një talenti. Libri “Njëra nga vajzat” trajton vështirësitë dhe gëzimet e miqësisë mes vajzave, por edhe pasojat e paimagjinueshme që ajo mund të ketë, kur diçka në këtë lidhje sa të bukur, aq edhe problematike, shkon keq. Shkrimtarja e mirënjohur amerikane, Lucy Clarke është autore e...
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vjen me një libër reflektues mbi etikën globale, - i cili është produkt i studimeve doktorale. Me një profil të pazakontë të liderit ballkanik Abazovic, ai sjell një botkuptim ndryshe për çështjet që trazojnë botën sot, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.
Rrëfyer përgjatë gjashtë verave dhe një fundjave, PAS ASAJ VERE është një nostalgji mbresëlënëse për dashurinë, njerëzit dhe zgjedhjet që na shënojnë përgjithmonë.
Një ritregim drithërues, thellësisht emocionues dhe krejtësisht unik i legjendës së Akilit dhe Luftës së Trojës Një përrallë perëndish, mbretërish, fame të pavdekshme dhe zemre njerëzore, “Balada e Akilit” është një vepër verbuese që riimagjinon në mënyrë të shkëlqyer kryeveprën e Homerit, “Iliada”.
Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...