Kërko më tej
Thanas Medi dhe Virion Graci jane dy...
Subcategories
Në këtë libër do të gjeni tregime dhe novela nga shkrimtarët më të mirë të huaj si Anton Çehov, A. N, Tolstoi, Çarls Dikens etj, të përkthyer nga Xhevat Lloshi.
Sokol Pepkolaj, pas botimit të romaneve: “Sekreti i dashurisë”, “Të fshehtat që djegin zemrën” dhe “Amë vajze”, paraqitet para lexuesit me romanin e tij të katërt dhe ka në proces punimi edhe romane të tjera.
«Romanin ‘Tango me nallane druri’ e kini tuajin tashmë, ju mbetet vetëm ta lexoni... Unë ju uroj lexim të mbarë! Ju më pyesni se cili është libri që pati ndikimin më të madh në shkrimet e mia... Po, është «Fije bari» i Uollt Uitmanit. Ishin vitet gjashtëdhjetë dhe lexonim «Shekulli im» të Kadaresë. E kishim gjetur Eldoradon tonë.
“Copëza” është libri i parë i botuar nga autorja Anxhela Bakiasi. Libri është një përmbledhje shkrimesh në prozë dhe poezi të shkruara kryesisht përgjatë viteve të gjimnazit dhe Universitetit të autores. Pasioni dhe talenti i të shkruarit ka lindur tek autorja që në moshë të vogël dhe është zhvilluar përgjatë viteve.
Vjen per here te pare ne shqip Alba de Céspedes, autore italo-kubane dhe autore e revistes se njohur letrare Mercuri.
Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një...
Me këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë të një çështjeje të madhe gjyqësore, Xhon Grishami vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementeve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori. Një studio e vogël ligjore. Një çështje e madhe gjyqësore. Rasti i një jete të tërë.
Nga shkrimtari i mirënjohur italian, Luigi Garlando, doli në qarkullim vepra e tij më e madhe: "Shko në ferr, Dante!", shqipëruar nga Adrian Beshaj. Luigi Garlando i jep jetë një romani piroteknik, ku, me njëmbëdhjetërrokësha dhe Beteja Reale, një adoleshent i sotëm do të duhet të ketë punë me mjeshtrin më të shquar dhe shpërthyes: Dante Alighieri-n.
Romani "Jeta e vërtetë", trajton temën universale të jetës dhe vdekjes dhe dinamikën e marrëdhënieve familjare shpeshherë të ndërlikuara.
Ky tekst ju vjen ne ndihme te gjithe nxenesve per provimin e lirimit te klases se 9-te, ne lenden e matematikes, pasi sjell permbledhje dhe teste per matematiken e kater viteve te ciklit te larte te shkolles 9-vjecare.
Arratisja e madhe, vepra e fundit që Ulf Starku la trashëgim dhe që u botua pas vdekjes së tij, është një himn që i thuret jetës dhe lirisë, një ode e këndshme që, me humorin e ëmbël dhe të pashoq të këtij gjiganti të letërsisë për fëmijë, trajton mes shumë buzëqeshjesh e ndonjë pike loti tema vërtet të rëndësishme, nga dashuria mes brezave dhe mes të...
Teksti “Imazhet satelitore dhe përdorimi i tyre” paracaktohet për studentët por mund t’u shërbejë edhe specialistëve të ndryshëm që kanë interesa në fushën e vrojtimit ose të vëzhgimit të informacionit gjeografik në largësi dhe të analizës së tij.
Libri prej më shumë se 400 faqesh, botim i “Tirana Times”, paraqet jetën e autorit nën komunizëm dhe lirinë që ai gjeti në Amerikë.
Çfarë mund të bëjë roboti? Si kontrollohet ai? Jepuni përgjigje pyetjeve "Si? Pse? Çfarë? Kur?" të fëmijëve lidhur me robotet, përmes këtij vëllimi me pyetje dhe përgjigje mahnitëse.
Pse biçikletat e para quheshin "shkundëse kockash"? Ç'histori ka çaji? Jepuni përgjigje pyetjeve "Si? Pse? Çfarë? Kur?" të fëmijëve lidhur me shpikjet, përmes këtij vëllimi me pyetje dhe përgjigje mahnitëse
Ne kete botim encikopedik per femije te grupmoshave mbi 5-vjec do te gjeni te gjitha informacionet per dinosauret, qe nga shfaqja deri ne zhdukjen e tyre.
Çfarë mund të bëni të gjithë ju me një kompjuter? Kur u shfaqën për herë të parë kompjuterët në televizor? Jepuni përgjigje pyetjeve "Si? Pse? Çfarë? Kur?" të fëmijëve lidhur me kompjuterët, përmes këtij vëllimi me pyetje dhe përgjigje mahnitëse.
"Argëtohu duke mësuar Numrat 1-100" është një libër për fëmijët e moshës 4-6 vjeç, që do t'i ndihmojë të mësojnë të numërojnë dhe të shkruajnë numrat. Aktivitetet në këtë libër janë shumë argëtuese për fëmijët. Aftësitë e mësuara do t'i ndihmojnë fëmijët të jenë të përgatitur dhe të suksesshëm në shkollë.
HISTORI ARGËTUESE PLOT AVENTURA DHE PERSONAZHE SIMPATIKË, ME ILUSTRIME TË KËNDSHME QË DO TË TË SHOQËROJNË ÇDO NATË DHE DO TË UDHËTONI ME TO NË NJË BOTË MAGJIKE.
HISTORI ARGËTUESE PLOT AVENTURA DHE KAFSHË GAZMORE, ME ILUSTRIME TË MREKULLUESHME. QË DO TË TË BËJNË SHOQËRI DHE DO TË TË PRIJNË UDHË NË ZBULIMIN E BOTËS SË FANTAZISË
KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t'i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.
KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t'i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.
NGJYROS DHE ZBAVITU përfshin 16 faqe për t'u ngjyrosur, ne baze të shembujve 16 dhënë, të cilat u mësojnë fëmijëve aftési té rëndësishme motorike dhe të mësuarin krijues, të nevojshme për moshat parashkollore dhe kopshtin. Fëmijët do të zbaviten duke identifikuar figurat dhe duke i ngjyrosur atol Edhe vetë prindërit do të kënaqen nga kjo qasje e këndshme,...