Kërko më tej
Ne kete set kemi perzgjedhur dy nder...
Subcategories
Çdo qenie njerëzore është në sfidë midis së Mirës dhe së Keqes mdhe, njëkohësisht, forcës që ndien brenda vetes: aftësinë për të zgjedhur në çdo çast të jetës rrugën për të rimarrë veten.
Jetojmë në një epokë tejet të paparashikueshme. Ka ardhur një kohë, kur askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë të nesërmen. Nassim Taleb e përkthen këtë realitet me metaforën e mjelmës së zezë. Pandemia. Brexiti. Kriza sociale në Shtetet e Bashkuara. Sulmet terroriste. Ndikimi i teknologjisë në jetën tonë.
Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një...
Romani i shkruar bukur dhe i ndier i Conway-it, është po aq i koklavitur sa titulli i tij. Ndërthur bukur shqetësimet e adoleshentëve të rinj me një histori prekëse dhe mbërthyese, që të argëton dhe të këshillon në të njëjtën kohë. Me librin “Një lëmsh sekretesh”, mbyllet trilogjia e shkrimtares Anne-Marie Conway. Libri 1 – Vera e fluturave. Libri 2 –...
Romani biografik i shkruar nga Loreta Vaso sjell historinë reale të mjekes së njohur Lindita Beqiri Mezini, duke zbuluar hap pas hapi dramat e një personazh real, një gruaje që nuk është dosido. “Doja shumë të shkruhej historia reale e jetës sime ‘lakuriqe’, për të përcjellë mesazhe tek ato nëna, gra, vajza që në jetë mund të kenë kaluar situata të...
Një histori e paharrueshme, MBRETËRESHA E JUGUT kapërcen kontinentet, nga rrugët me pluhur të Meksikës tek ujërat rrezëlluese të bregut të Marokut, nga Spanja në Ngushticën e Gjibraltarit. Një histori emocionuese e ndërtuar mbi përjetimet magjepsëse të baladave të trafikantëve të drogës, ajo të ngërthen në sensualitetin dhe mizorinë, dashurinë dhe...
Maklena Nika shfaqet si një ndjeshmëri piktoreske në realitetin e poezisë shqipe. Ajo ka një reagim ndaj ngjyrës (blu, e bardhë, e kadifenjtë, gri), dritës, hijeve dhe reflektimeve plurale brenda së njëjtës brendi.
Ky libër sjell një përmbledhje të eseve të shkrimtarit britanik George Orwell, të shkruara mes viteve 1936 dhe 1946. Eseja Luani dhe njëbrirëshi u shkrua në një kohë kur Britania e Madhe po luftonte dëshpërimisht dhe pothuajse krejt vetëm përballë Gjermanisë Naziste. Esetë e tjera, Të vrasësh një elefant, Kujtime nga libraria, Kufijtë e artit dhe...
Menaxheri kampion i burimeve njerëzore, Jack Welch ndan mençurinë e fituar përmes shumë vështirësive gjatë një karriere historike në atë që do të bëhej bibla përfundimtare e biznesit. Libri vjen së shpejti tek lexuesit përmes shtëpisë botuese Minerva. Porosite që tani online tek Bukinist.al
Ky është një libër për lumturinë. Si ta gjeni, ta ndiqni dhe ta ruani përgjithmonë. Libri ka fituar statusin e bestsellerit ballkanik në një kohë rekord.
Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy romanca historike te botuara gjate vitit 2022 nga Bota Shqiptare: Njera nga Johanna Lindsey dhe tjetra nga Fiona Valpy, dy libra qe kane pasur sukses kudo. Keto libra i rekomandojme per pushimet tuaja verore.
Pas suksesit qe pati Mark Manson me librin e tij Arti i brishte i not giving a f.ck, ku autori propozoi nje skeme te kundert me ate te mendimit pozitiv per ta sfiduar jeten, edhe edhe ditari, i cili eshte botim plotesues. Permes tij, mund te zbatoni parimet per te mos e çare koken nga trazimet e perditshmerise
Ne kete set gjeni dy libra qe ju vijne ne ndihme per te kuptuar potencialin e jashtezakonshem qe ka mendja njerezore per te krijuar, prodhuar, dhe realizuar ne jete: Napoleon Hill dhe Joseph Murphy jane dy prej motivuesve dhe nxitesve me te spikatur te shekullit te XX.
Emily Henry eshte nje autore qe njerezit e zgjedhin ta lexojne me kenaqesi gjate pushimeve verore. Per kete arsye, ne kemi perzgjedhur dy prej romaneve te saj, te cilat kane ardhur ne shqip nga shtepia botuese Bota Shqiptare.
Colleen Hoover eshte nje fenomen boteror i momentit: I ngjashem me autore si Paulo Coelho, Johanne Lindsay, Daniel Steell, Nicholas Sparks, etj. Ne kemi zgjedhur edhe dy romane te saj, qe kane ardhur se fundi ne shqip nga Living
Ne kete set ne kemi perfshire veprat e dy prej autoreve me ne ze te letersise spanjolle: Javier Cercas dhe Julia Navarro. Se fundi kane ardhur veprat e tyre Monarku i hijeve dhe Bibla prej argjile.
Ne kete set kemi perzgjedhur dy sagat me te vecanta te shkruara per luften dhe qe jane botuar gjate vitit 2022 nga dy shtepi te njohura botuese: Living dhe Dudaj
Ne kete set ne kemi bere nje perzgjedhje te nje thrilleri klasik nga Mary Shelley dhe nje thrilleri modern bashkekohor nga Laura Dave, - per te perjetuar njeheresh ndjesine e evoluimit te zhanrit por edhe per te kuptuar me mire permasen e tij. Keto libra me siguri ua bejme te pazakonta ditet e pushimeve te kesaj vere.
Ne kete set kemi sjelle dy romane per te gjithe lexuesit e pasionuar pas Anna Premolit, mbretereshes se romances italiane: “Dashuri dhe telashe” dhe “Shume dashuri per asgje” jane dy romanet me te fundit qe ka hedhur ne qarkullim shtepia botuese Bota Shqiptare
Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy prej autoreve me te njohurave shqiptare: Mira Meksin dhe Flutura Açken, te cilat kane sjelle se fundi botimet e tyre per lexuesit: Romani “Puthja e Amazones” dhe “Tulipane te vonuar”. Ky set vjen per te gjithe ata qe duan te njohin prurjet me te fundit nga autoret shqiptare
Ne kete set ne kemi perzgjedhur botime qe na ndihmojne per te ndertuar nje jete harmonike. Tradita Zen dhe studimet me te fundit mbi nje jete vibruese jane te permbledhura ne librat “Udha zen” dhe “Good vibes, good life”, te cilat ne i kemi rekomanduar ne nje set per ju.
Sigurisht, mentori me i mire per te bere para eshte Robert Kiyosaki me librin “Babai i pasur, babai i varfer” por ne kemi listuar dy libra te tjere, te vleresuar per momentin si libra te autoreve qe kane shenuar suksese te shpejta ne kohen tone dhe kane trajnuar te tjeret ne rrugetimin per tu pasuruar. Ky set eshte pikerisht per ata njerez qe i kane hyre...
Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy prej librave me te mire te epokes tone per biznesin, te cilet vijne ne ndihme ne fushen e menaxhimit dhe te marketingut. Jack Welsh sjell pervojen e tij 20-vjecare ne drejtimin e General Electric, ndersa Robert Caldini tregon pervojen 30-vjecare ne ate qe ai e quan psikologjia e dakordesise, duke treguar menyra sesi te...
Elif Shafak dhe Matt Haig jane autoret me te kerkuar ne platformat globale, gje qe eshte reflektuar edhe ne tregun shqiptar. Dy librat e tyre te ardhur se fundi nga shtepite botuese Bota Shqiptare dhe Botart, - jane perzgjedhur ne nje set per lexuesit te cilet kane mundesi qe te kuptojne me mire autoret bestseller te momentit ne bote.
Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy romanet e huaja qe jane me te kerkuarit pergjate ketij viti tek platforma me e madhe online e librit shqip, Bukinist.al: “Mbaron me ne” dhe “Atje ku kendojne karavidhet”. Per kete arsye, ne i kemi vendosur te dy keto romane ne nje set, te cilet lexuesi i perfiton bashkerisht ne oferte.
Keto dy romanca vazhdojne te shiten panderprere, prandaj ne i kemi vendosur ne nje set, per te gjithe lexuesit qe jane te pasionuar pas ketij zhanri. Keto libra bashkerisht, vijne tek lexuesi ne oferte.
Një aventurë e re nga seria Mortina që është bërë një sukses ndërkombëtar, deri tani e përkthyer në njëzet e katër gjuhë!
Në këtë vëllim janë përfshirë poezitë shqip që autori i ka shkruar në Itali dhe i ka botuar të përkthyera në italisht (nga ai vetë) në librat “La manutenzione delle maschere” dhe “The Vanishing Twin”, si edhe poezi të tjera botuar në shtypin italian, por ka edhe tekste të pabotuara.
Revista Medius 16 sjell te lexuesi këndvështrime të përballjes Egoizim- Altruizëm nga: Selami Xhepa/ Redi Shehu/ Vilma Djala/ Lulzim Hoxha/ Fitim Zekthi/ Ervin Hatibi/ Armand Bora/ Brenton Kotorri/ Dorian Koçi/ Klementin Mile/ Latif Mustafa/ Isuf Shehu/ Agim Baçi
Kryevepra e te gjitha koherave te letersise per femije, Aventurat e Tom Sojerit vjen nen perkthimin mjeshtror te autorit te shquar te letersise per femije dhe studiuesit Bedri Dedja.
"Me një gjuhë poetike dhe koncize dhe kompakte, Alvydas Šlepikas u sjell drejtësi viktimave. Lexuesit mund ta nuhasin djersën e ftohtë të grave dhe vajzave teksa ndeshen me ushtarët e dehur, mund ta ndiejnë të ftohtin theres të dimrit, dhe të shohin femijet teksa luftojnë për nje kafshatë dhe ndajnë në dëshpërimin e tyre vullnetin per te mbijetuar."