Kërko më tej
Subcategories
'Reminded me not just what it's like to be young and in love, but what it's like to be young and in love with a book' John Green, author of The Fault in our Stars
HarperCollins is proud to present our range of timeless literary classics.
Rudina Çupi vjen sërish para vogelusheve me nje personazh tjeter tejet ngacmues – Dordolengun, i cili shpik gjithcka, vetem e vetem per te mos ngrene supen. Edhe kesaj radhe, autorja e sfidon lexuesin e vogel me lojera gjuhesore.
Vazhdojnë aventurat në hotelin “S’ke çfarë sheh këtu”. Erdhi libri i dytë: “ Nuk keni parë gjë akoma”
Bëhu pjesë e historisë së një aventure hapësire të paparë! Seri për fëmijë, e ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura që i jep krahë imagjinatës dhe e lehtë për t’u lexuar.
“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy personazhet në njëfarë mënyre e gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin...
Një tjetër libër vjen në shqip nga shkrimtarja franceze Annie Ernaux, fituese e Nobelit ne letersi per vitin 2022. “Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve ne.
Kjo vepër poetike përfshin një përzgjedhje të krijimtarisë më të mirë të këtij poeti. Ajo është e strukturuar në shtatë cikle. Poezitë janë të natyrës meditative dhe reflektive, të shkruara në gegnisht, të ngjyrosura me momente të veçanta jetësore, si; vetmia, trishtimi, dashunia, dhembja, vuejtja; e kaluemja, e tashmja, e ardhmja; jeta dhe vdekja, etj....
"Lule të këputura", mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat...
Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, - fituese e Çmimit Nobel në Letërsi, - na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme.
“Libërthi i dashurisë”, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, është një rrëfim që, duke nisur prej perspektivës personale të autorit, kërkon t’i shpërfaqë kotësinë dhe rëndomtësinë e jetës moderne, duke i ndërthurur gjithnjë me pozicionin e artistit në shoqëri.
"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
“Balada e buburrecit”, kalon nga personalja e autorit, te kombëtarja (kryesisht te lufta dhe paslufta në Kosovë), duke pretenduar universalen, shpërfaq realitetin e hidhur që prodhon krizën personale dhe kombëtare. Për kah struktura, ky libër, i shkruar me fjali të shkurtra dhe i karakterizuar nga një stil fragmentar, refuzon mënyrën tradicionale të...
Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të...