Çështja e mirëkuptimit për tipat e ndryshëm të letërsisë, si kusht i studimit historik objektiv të saj, nuk është çështje e kulturës demokratike të historianit të letërsisë; jo; kjo është çështje e etikës së tij shkencore.
Pellazgët, pasardhesit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të homerit
Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi dhe shpesh një...
Materialet nga konferenca e 45-të e Komisionit Ndërkombëtar të Baladës 31 gusht -4 shtator, 2015, Prishtinë.
Vepra e akademikut Sabri Hamiti, “Ndre Mjeda” si një udhëtim në leximet personale të poetit, nga leximi më i hershëm e intim deri te shqyrtimet si liriku klasik dhe poeti ëndërrues.
Studiuesi Apolloni, para se të shkruajë për romanin, apo romanet e Kadaresë, ai i bën një vështrim të shkurtër, por të thuktë rrugës së lindjes dhe të zhvillimit të romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, duke e parë atë edhe në kontekstin e letërsisë botërore dhe të asaj shqiptare si dhe duke paraqitur pak a shumë vijat kronologjike, që i paraprinë...
Vlera më thelbësore e krijimtarisë shkencore të prof. dr. Shefkije Islamajt është cilësia e prodhimit shkencor dhe e të gjithë veprimtarisë së saj shkencore. Ajo ka lëvruar probleme në fusha të mëdha, të rëndësishme e të vështira, siç janë semantika leksikore, stilistika gjuhësore, shqipja standarde në zhvillim, kategori leksikologjike etj.; ka pasur...
Eshtë një studim që provon me mjaft siguri se në trojet ku është folur maqedonishtja, kanë banuar ilirë dhe, ilirët nuk kanë folur greqisht; ata kanë pasur gjuhën e tyre – ilirishten. Prandaj, duke pasur parasysh elementet që parashtrohen në këtë punim, mendohet se është në përputhje me realitetin historik të merret maqedonishtja dialekt i ilirishtes,...
Shkrimi është një përpjekje për të thënë pa u nxituar, por jo pa pasion, me dashamirësi, por pa idolatri diçka nga ato që di ose që dihen për Kadarenë.
Ky libër është një prej përpjekjeve të para serioze nga ana e një gjuhëtari për të ndërtuar brenda traditës së ndërtimit të teorisë, një teori gjithëpërfshirëse të gjuhës, që mund të kuptohet njësoj siç mund të kuptohet zakonisht nga ekspertët e fushave përkatëse, një teori biologjike a kimike.
Ky libër i gjuhëtarit të shquar italian Giorgio Graffi është një nga tekstet bazë, që përdoret si literaturë e domosdoshme në çdo degë filologjike në universitetet europiane. Pa dyshim, studimet për sintaksën e shqipes, të përfaqësuara nga emra të njohur si M. Domi, S. Floqi, R. Përnaska etj., janë një bazë e mirë për çdo student a studiues, por vepra e...
Në agimin e një letërsie,- më tha At Fishta,- vetëm poetët janë ata që mund të krijojnë gjuhën letrare, duke huazuar nga thesari i pasur i dialekteve të popullit format gojore, të cilat me saktësinë, pasurinë kuptimore dhe tingëllimin që kanë, u krijojnë atyre mundësitë për të shprehur më mirë një ide apo perceptim"
Shqipëria në Art, paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...
Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora në kohët tona, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurënm, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e Lashtë e deri sot. Ky...
Ky libër sjell dy leksione të John Ruskin të mbajtur të Mançester më 10 dhe 13 korrik 1857. Ky libër u botua për herë të parë në vitin 2006 dhe së fundi erdhi në shqip në vitin 2017. Ruskin merret me vlerat e përjetshme të artit në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.
Në këtë libër do të vijë teoria e përmbledhur e Gerard Genette për narratologjinë. Këtu analizohen të gjitha konceptet kyçe të kësaj discipline, si koha, hapësira, vendi, zëri, rrëfimtari, këndi i pamjes, etj. Për të gjithë personat që duan të studiojnë në këtë fushë, ky libër është guida bazë në këtë fushë
Kjo është vepër monumentale e Genette në fushën e narratologjisë; qoftë si aplikim mbi tekste por edhe në raport me disiplinat e tjera. Për herë të parë vjen në shqip në këtë botim
Dy protagonistët e librit kanë lirinë për t’i prekur të gjitha temat e të gjitha kohëve, duke shpalosur idetë për miqësinë, shoqërinë, filozofinë, letërsinë, filmin, teatrin, muzikën, pikturën, arkitekturën, historinë, magjinë, vetëvrasjen, ëndrrën, jetën, vdekjen, antikën, bashkëkohësinë dhe gjithçka tjetër, duke përjashtuar vetëm një temë: politikën....
Studiuesi I njohur Sabri Hamiti risjell botimin monografik për At Zef Pllumin të ripunuar. Ai I ka shtuar edhe tre kapituj botimit të parë që bëri në vitin 2013 tek Shtëpia Botuese Albas. Njëherësh është një rishikim I veprave të plota të françeskanit të madh, të cilat janë bërë të njohura për lexuesit gjatë vitit 2018.
Libri i vlefshëm Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, botohet me rasen e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, personalitet kryesor i historisë sonë, në çaste të vështira e të lumnueshme, që përjetonte e përjeton populli ynë përgjatë shekujsh. Në ketë përzgjedhje prej 12 studimesh spikasin pendat e meshtarëve të mirënjohun françeskanë dhe jezuitë, në...
Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që jaën të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje, edhe nëse nuk shquhen për aftësi fotografike. Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kërkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet ky libër ka për t’iu dukur interesant çdo lexuesi, vecanërisht...
Libri "Gjuha e Albaneve ose Shkiptareve" eshte nje studim i gjuhes shqipe nga studjuesi gjerman, anetar i Akademise suedeze, J. R. von Xylander ne vitin 1835. Edhe pse gjuha shqipe nuk njihej nga shume vende perendimore te kohes, tregoi se ajo ishte nga me te vjetrat dhe se kishte lidhje me shume gjuhe te tjera, dhe sidomos me ato me te lashtat.
Libri është konceptuar me dy pjesë kryesore në funksion të njëra-tjetrës. Pjesët teorike shtjellojnë koncepte sipas fushës së interesit, ndërsa në plotësim të tyre vijnë pjesët antologjike, si përzgjedhje të lira, përkthyer nga gjuha angleze apo italiane, sipas rastit. Në funksion të organizmit dhe kuptimit të librit, si edhe në respektim të teksteve të...
Në veprën "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tipareve kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.
“Ti je gjuha që flet” është ndër botimet fare të rralla teorike në shqip mbi tipologjinë gjuhësore. Afërmendsh që koncepti “tipologji” gjendet në ravgimet gjuhësore albanologjike, por vetëm si term i gjuhësisë historiko-krahasuese apo asaj të arealeve.
"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
Ky libër nuk niset nga ndonjë dogmë apo metodë të përcaktuara si të vetmet e vlefshme. Në të vërtetë ai kërkon të përvijojë zhvillimin e estetikës muzikore duke u nisur nga shekulli i tetëmbëdhjetë dhe, në të njëjtën kohë, përpiqet të përzgjedhë nga tradita atë që mund të jetë domethënëse në të tashmen. Sistemi i estetikës nënkupton historinë e saj, ndaj...
Ernesto Sabato është ndër shkrimtarët më të mëdhenj botëror, i çmuar për autencitetin, guximin dhe dijen, dnë të cilën bashkohet mjeshtrisht arti dhe shkenca. Në veprat e tij krahas mendimeve të thella, shfaqet edhe një qëndrim thellësisht humanist. I tillë vjen edhe ky libër me ese brilante të shkruar nga autori në vite të ndryshme
Monografia “Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX” synon të përmbushë një njohje sa më përfaqësuese të peizazhit europian e më gjerë në kulturat letrare përgjatë shekullit XX.