I ri Shqipëria në art Shiko më të madhe

Shqipeeria ne art

Ferid Hudhri BO0269

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shqipëria në Art, paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej shqiptarëve. Krahas përshkrimit të historisë së lëvizjeve artistike, veprat e artit në këtë libër shoqërohen edhe me të dhëna për autorë të rëndësishëm, si dhe me shënime rreth realizimit të disa prej tablove më të bukura.

Më shumë detaje

138 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928261076

6 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

22 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Botimi është i ndarë në tri pjesë: Në pjesën e parë jepet një vështrim i shkurtër i historisë së artit shqiptar, nga gjurmët më të hershme deri te krijimtaria e ditëve tona. Është ndarë në kapituj të veçantë, si: Arti ilir dhe ndikimet greko-romake, Diaspora e hershme, Arkitektura, Arti pasbizantin, Arti katolik, Arti islam, Arti popullor, Artistët e huaj, Arti i rilindjes dhe pavarësisë, Arti i realizmit socialist, Artistët e diasporës, Arti në Kosovë dhe treva të tjera shqiptare, Drejtimet e reja bashkëkohore.

Pjesa e dytë titullohet Shqipëria nëpërmjet artistëve të huaj. Këtu janë përmbledhur mbi 180 piktura me temë shqiptare prej autorëve nga disa vende të botës. Shumë nga ato vepra botohen për herë të parë dhe janë rezultat i kërkimeve shumëvjeçare të autorit nëpër galeri, muze, arkiva dhe koleksione të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tema shqiptare është pasqyruar në krijimtarinë e disa prej artistëve më të shquar botërorë, si: P. Veronese, C. Corot, E. Delacroix, Rembrandt, V. Dyck, L. Gérôme, E. Lear, H. Domje, P. Jovanovic etj. Deri tani janë zbuluar mbi 1500 autorë të huaj që kanë trajtuar motive shqiptare.

Për pjesën e tretë, me titull Shqipëria nëpërmjet artistëve shqiptarë, janë zgjedhur mbi 100 vepra: nga artistët e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë, si: K. Idromeno, S. Xega, Marubi, A. Kushi, S. Rrota, V. Mio, A. Buza, Z. Kolombi, nga piktorë të shquar të periudhës së realizmit socialist si dhe nga disa prej autorëve të njohur të ditëve tona. Ato janë vepra që i përshtaten titullit të këtij botimi.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe308
ISBN9789928261076
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë