Tregimet që bëjnë pjesë në këtë përmbledhje janë botuar mes viteve 1895 – 1913 dhe i takojnë rinisë letrare të shkrimtarit rus Maksim Gorki (1868 – 1936). Personazhet e tyre janë njerëz me tipare të forta, me pasione të forta, që duan fort lirinë e tyre, jetën, që dashurojnë fort dhe po ashtu urrejnë me forcë.
Kjo vepër është një rrugëtim vëzhgimesh dhe refleksionesh në një realitet që i fsheh virtytet, dashurinë dhe historinë e individit dhe shoqërisë; është një kërkim drejt të vërtetash të mëdha te jetët e thjeshta dhe shpirtërat e ndjeshëm në një mjedis që bjerr përditë vlerat. Përmes mini-fiksionit, autorja iu ka veshur ndjesi gjërave të zakonshme,...
Në këtë libër janë përfshirë 14 tregime, të cilat trajtojnë një tematikë të larmishme, tregime që shpesh i referohen dhe pikëtakimeve franko-shqiptare dhe disa herë të frymëzuara nga vetë përjetimet e autorit gjatë më shumëse çerek shekulli që jeton në paris.
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Në këtë libër janë përfshirë 14 tregime dhe novela të cilat vijnë me një përpjekje për të ndërtuar profilin e një rrëfimtari të spikatur. Historitë e rrëfyera janë ngjarje të ditëve tona, reflektime për të tashmen
I qartë, i saktë, i prirur për përshkrime deri në imtësi, Plaku e sjell të gjallë jetën reale dhe, nga ana tjetër, mjeshtërisht paraqet situata të tilla që lexuesi të përfshihet e të bëhet pjesë e rrëfimit, e jo vetëm si gjendje shpirtërore. Korpusi letraro-estetik i Odise Plakut ka një mënyrë të veçantë, origjinale e të kualifikuar. Ky libër, që pa...
Në dramën e jietës fitojmë dhe humbasim çdo ditë shpresat dhe iluzionet, pasionet dhe vullnetin e lirë, e kështu endemi ciklit të jetës si luftëtarë të denjë në përmbushjen e misionit dhe deshifrimit të gjurmëve të vetë ekzistencës.
"Pasqyrat e Narçizit" shënojnë nivelin më të lartë të narracionit koliqian dhe të gjithë letërsisë së deriatëhershme. Rrëfimi në vetën e parë dhe të dytë, alternuar edhe me vetën e tretë, loja e simboleve dhe e mitemave, ritmi domethënës i organizimit sintaksor e kanë ndihmuar Koliqin të depërtojë në kufijtë e ireales. Mesazhi filozofik i shkrimtarit...
Cmimet është një novelë e shkruar nga Erik Segal në vitin 1995. Kjo novelë tregon historinë e tre karaktereve kryesorë: Adam Kupersmith (një imunolog gjeni), Sandi Raven (një biolog) dhe Izabela Da Kosta (një fëmijë gjeni me prespektivën për të fituar cmimin Nobel në Fizikë)
Botimi i tij më i fundit është një vëllim me tregime me titull “Drita e flakëve në fytyrat tona” (DAS LICHT DER FLAMMEN AUFUNSEREN GESICHTERN), tregime, botuar në gjermanisht nga shtëpia botuese “mairisch Verlag”. Në gjuhën shqipe kjo vepër do të botohet nga “Botimet Poeteka”, përkthyer nga Sokol Mici.
Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë...
Nëntë vetë të përndjekur hap pas hapi, të etur për një pikë ujë gjatë një rrugëtimi që s’ka të sosur nëpër vargmalet e Peleponezit, gjatë një rrugëtimi të paqëllimtë dhe të pashpresë, vetëm në shoqëri të njëri-tjetrit, të ngërthyer nga parandjenja se janë tashmë të humbur - një dëshmi e vërtetë mbi përpjekjet për mbijetesë gjatë viteve të Luftës Civile në...
A njeh moshë dashuria? A mund të quhet dashuri marrëdhënia intime e një gruaje në moshë me një djalë shumë më të ri se ajo? A mund të ketë të ardhme një marrëdhënie e tillë? Ky libërth, kjo novelë është historia e znj. Angjelikula. Nëpërmjet rrëfimit të historisë së saj, autori depërton në skutat e ndërgjegjes njerëzore duke i ngritur kurthe logjikës e...
Përmbledhja me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro, Margaret Atwood, Joyce Carol Oates dhe Hart Wegner, synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore.
Ai është një botë idesh të qarta, të dëlira dhe njëherësh të pazakonta që...Janë shprehur në fjalë me një drejtpërdrejtësi dhe përkorje të shkëlqyer .[Ai] qe tregimtar madhështor.Ne i lexojmë tregimet e Borhesit me kërshërinë hipnotike me të cilën lexojmë zakonisht prozën policore... -Mario Vargas Llosa
Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.
Kjo është nga novelat më të vlerësuara të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të XX dhe vepra më e mirë e Vath Koreshit
"Denesje ne dru" është libri në prozë, që propozon për lexuesin Lazer Stani. Shqiptimi i jetës dhe i botës së brendshme të njeriut në tregimet e këtij autori, bëhet mbi bazën e ëndrrës: dukuritë shfaqen të ndërlidhura në rrafshe e në mënyra të ndryshme e të shumta: ato përafrohen dhe bashkëekzistojne edhe kur i ndan koha, vendi, hapësira.
Qorrfermani”, shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela “Ëndërr mashtruese”, më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë. Si vëllim më vete pa dritën në vitin 1999.
Libri “Gra të vështira” tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Auorja u jep zë një kori grash të paharrueshme, në një përmbledhje brilante, që të kujton shkrimtaret Merritt Tierce, Anne Enright dhe Miranda July
“Ameba” është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.
Kujtim Dashi vjen me vëllimin e ri me tregime, ku shfaqen vlerat më të spikatura nga ky autor.
Vëllimi me tregime dhe novela “Pesë yje mbi mjerim”, shënon një arritje të re dhe e vendos autorin, prozatorin e njohur Kujtim Dashi, midis atyre autorëve që i kanë sjellë vlera dhe risi letërsisë bashkëkohore shqiptare. Shkrimtari ka pasqyruar me realizëm jetën shoqërore duke e sjellë të djeshmen, por edhe realitetin e sotëm pa zbukurime artificiale,...
Tregimet e këtij libri ngjajnë si kapitujt e një romani me theks të dukshëm social, me kumte të drejtpërdrejta. Stili i zhdërvjelltë, fraza të sigurtë, dialogu me vend, përshkrimi sarkastik i rrethanve, ku ndjehet ironia e thellë e autorit për bartësin e së keqes, janë disa nga tiparet më esenciale të prozës së këtij autori
Tregimtari Kujtim Dashi i beson shumë realitetit. Fantazia e jetës është më e madhja dhe për të. Ai duket sikur këput copa jete, të vetes dhe të tjerëve, por duke ndjerë dhëmbje të njëllojta. Këtu vjen realiteti nga provinca në metropol, përshkruar me një ironi të hollë, e cila është një dukuri tipike për letërsinë e ditëve tona
Këtu sillen episode jete, momente reflektimi, dhe fragmente që flasin për një realitet që vuan në tranzicion, në kërkim të vetvetes. Këto çaste kap tregimi i shkurtër i Kujtim Dashit. Duke qenë ndër vëllimet e para, Dashi jep shenjat e një tregimtari me vlera në letrat bashkëkohore
Ky është vëllimi i dytë i Kujtim Dashit si tregimtar, ku shfaqet me rritje të ndjeshme të teknikave rrëfimtare, dhe me mprehtësi për kapjen e temave kyçe që dëshmojnë tiparet e këtij realiteti në krizë