I ri Gra të vështira Shiko më të madhe

Gra te veshtira

Roxane Gay MIN0020

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri “Gra të vështira” tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Auorja u jep zë një kori grash të paharrueshme, në një përmbledhje brilante, që të kujton shkrimtaret Merritt Tierce, Anne Enright dhe Miranda July

Më shumë detaje

30 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gratë në këto libër jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.

Dy motra kanë qenë të pandashme që kur u rrëmbyen të vogla dhe tani, të rritura, duhet të negociojnë martesën e motrës së madhe.

Një grua e martuar me njërin binjak, shtiret sikur nuk e kupton kur bashkëshorti i saj dhe i vëllai, pretendojnë sikur janë tjetri.

Një striptiste që mundohet të përfundojë universitetin, shmang ngacmimet e një klienti të zellshëm.

Një inxhiniere me ngjyrë, shpërngulet në pjesën veriore të Michigan për të punuar dhe përballet me kureshtjen dashakeqe të kolegëve dhe me vështirësinë e harrimit të së shkuarës.

VLERËSIME PËR LIBRIN

“Personazhet që përshkruhen në librin Gra të vështira ... nuk janë thjesht personazhe. Ato janë mamatë, motrat dhe partneret tona. Ato janë qenie njerëzore. Ato janë ne”.

—USA Today

“Gay kënaqet me këto zonja ... Me librin “Gra të vështira”, vërtet që nuk ia ke idenë se çdo të ndodhë më pas”.

—New York Times Book Review

“Një mjeshtre e historive të shkurtra ... Një nderim jo vetëm për gratë e vështira, por edhe për rrethanat që i bënë të tilla”.

—BUST Magazine

“Në shumë mënyra, Gratë e vështira të Gay duken njëkohësisht të trilluara dhe sikur jetojnë pranë nesh. Ndoshta, ato jetojnë edhe brenda kolegeve, mikeshave, motrave dhe vetes sonë ... E shkruara e Gay është e veçantë”.

—Forbes

“Historitë, të shkruara bukur dhe në mënyrë fenomenale, tregojnë kërcë- nimet me të cilat kaq shumë gra përballen në realitet, por gjithashtu, se në çfarëdo situate të gjenden, veprojnë, përshtaten dhe kanë karakteristika që nuk i afrohen aspak stereotipeve të krijuara dhe përforcuara nga meshkujt”.

—The Guardian

“Gay tregon histori intime, të thella, ironike... Qofshin shkrimtare, shkencëtare, ose striptiste, gratë e Gay-t vuajnë abuzime të rënda, vajtojnë humbje të tmerrshme, dashurojnë shumë dhe punojnë akoma më shumë”.

—Booklist

 

Të dhëna

Faqe320
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGranit Zela
RomanPsikologjik