Rigel Rizaj A-008192
Libër i ri
“Ameba” është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Arka e Noes | |
| ISBN | 9789928455574 | |
“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit koncept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur brenda barkut të balenës, të Dinarzades si motra “gjysma-tjetër-e-rrëfimit” e Shehrezades: të gjitha këto tregime ngrihen mbi qëllimin e rrëfimit dhe mjetet nëpërmjet të cilave rrëfimi ka mbërritur sot.
“Rigel Rizaj krijon botë përrallore, ku çdo gjë mund të ndodhë në një çrregullim sistematik të shqisave”
– JOHN HODGSON
“Për mua ishte një befasi. Kur i lexova këto tregime, ende të pabotuara, autori ishte vetëm 24 vjeç. Fabtazia e harlisur, zotërimi i gjuhës dhe disiplina e tekstit dëshmojnë një pjekuri të rrallë për moshën. Guxoj të them se Rigel Rizaj mund të jetë e ardhmja e letrave shqipe”
– BASHKIM SHEHU
"S'duhet të jetë krejtësisht një përkitje rastësore që emri i librit të parë të Rigel Rizajt ka si titull emrin e një qenieje një-qelizore, por edhe germën e parë të çdo gjuhe, A-në nistore, të bekuar e të mallkuar njëkohësisht, meqë tek A-ja janë parë edhe brirët e demit të nëmur politeist. Të duket se autori ka marrë me qira një ngastër toke nga fushat e metafizikës, aty midis Borgesit dhe Fuentesit, dhe e ka mbjellë me farëra të çuditshme bimësh lëvruar në arat e fantazisë, por edhe rasate kafshësh e qeniesh të allasojta që i ka nxjerrë nga shpella e kokës. Ç'janë ato dhe çfarë kërkojnë të thonë? Pothuajse asgjë, sepse s'kanë lindur për kumtin e të tjerëve, por thjesht për kultin e vetvetes, për të na magjepsur e shastisur. Të duket se mjeti me të cilin autori i ka parë këto gjallesa - mikroskop, dylbi, syze – është i veshur me avull dhe ato vijnë të shformuara, por herë të tjera të duket se autori ka ulur ndriçimin e rrugëve nga ato do të kalojnë, me qëllim që ato të vijnë të frikshme e të deformuara, qenie që flasin më shumë se vetë hija e tyre, sesa trajtat reale të tyre. Dhe s'mund të harrojmë se të gjitha ato nuk lëvizën nën dritën sentimentale të hënës së majit, por nën dritën e zezë të abazhurit të nostalgjisë, të nostalgjisë për gjërat që janë e s'do të jenë, për polenin e një bote që mund të ishte e allasojtë, por që, fatkeqësisht, është e veshur krejt demode me petkat e reales"
– BALIL GJINI
| Faqe | 90 |
| ISBN | 9789928455574 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |
Ajo ulet të qërojë shegë. Një kokërr bie poshtë dhe ajo e shkel pa dashje. Nga këtu zënë të zgjohen hijet e asaj ngjarjeje të zymtë.