"Asgjë e vërtetë veç syve" është romani i dytë i autorit të bestsellerit "Unë vras". Ngjarjet zhvillohen paralelisht në dy kryeqytete. Në Nju Jork, djali i kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Xherri Ko vritet në mënyrë misterioze. Hetimi i ngarkohet një ish -komisari të talentuar policie. Në Romë, komisarja e policisë italiane, Maurina, e cila rrëmbehet...
Kjo vepër është një rrugëtim vëzhgimesh dhe refleksionesh në një realitet që i fsheh virtytet, dashurinë dhe historinë e individit dhe shoqërisë; është një kërkim drejt të vërtetash të mëdha te jetët e thjeshta dhe shpirtërat e ndjeshëm në një mjedis që bjerr përditë vlerat. Përmes mini-fiksionit, autorja iu ka veshur ndjesi gjërave të zakonshme,...
Subjekti tërheqës është vendosur me mjeshtëri në sfondin romantik të Spanjës. Në libër lexuesi përjeton një atmosferë dhimbjej.
“Lulet e mollës” cilësohet novela më e njohur e shkruar nga nobelisti John Galsworthy, e adaptuar mjaft suksesshëm edhe për ekranin e madh.
Kjo është proza e parë dhe më e bukura e Franc Kafkës. Amerika rrëfen historinë e një emigranti të ri në moshë, Karl Rossmann që pas një aventure fatkeqe seksuale, e gjen veten në Amerikë, të dërguar nga prindërit e tij. Teksa pritej që djaloshi të çlironte veten në këtë vend magjik të mundësive, ai kalon aventura, arratisje të çuditshme dhe përjeton...
Margriet de Moor me romanin e saj origjinal e të jashtëzakonshëm Sonata e Krojtzerit, duke përshkruar në më-nyrë të shkëlqyer jetën e një njeriu të rrënuar nga xhelozia, na sjell fatalitetin e një ndjenje që "asnjë fuqi në botë nuk mund ta anashkalojë".
Në këtë përmbledhje janë paraqitur luftërat e zotave për pushtet, aventurat e Perseut, Heraklitit, Jasonit dhe Tezeut, Lufta e Trojës, historia tërheqëse e Mbretit Midas dhe një sërë tregimesh të tjera të mahnitshme të mitologjisë.
Këto novela dhe tregime Konstantin Paustovski i shkroi mes viteve 1930-1955. Personazhet e tij janë shumë herë njerëz të famshëm, si poetët Mihail Lermontov dhe Edgar Allan Poe, piktori Isaak Levitan dhe familja Çehov, kompozitorët Mozart dhe Eduard Grig, përralltari Hans Kristian Andersen, etj. Proza vjen e përkthyer mjeshtërisht nga i madhi Mitrush Kuteli
Kjo është një vepër e sjellë në shqip nga Fotaq Andrea që paraqet madhështinë, thellësinë dhe gjenialitetin e tij, po aq bukur sa edhe romani “I huaji”
Kjo novelë është pararendësja më e denjë e letërsisë moderne europiane. Umberto Eco e vlerëson në këtë mënyrë: “Një nga novelat më të bukura të shkruara ndonjëherë”
Krastakraus" është vepra të cilën autori e shkroi në një kohë të shkurtër në vitet '60, para arratisjes në SHBA dhe mbeti e pabotuar deri në fillim të viteve '90. Ndonëse është konsideruar një prej romaneve më të mira të letërsisë shqipe, autori dhe kjo vepër u ndëshkuan në heshtje
Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit "Ditë kafenesh", sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
Ky libër me tregime është fitues i çmimit europian për letërsinë 2011 dhe vjen në shqip nga Ben Andoni. Autori eksploron si rrallë kush disa lloje zhanresh të rrëfimit, duke e bërë të pazakontë stilin e tij të të treguarit
Sado të ndodhura në hapësirat ku gjallojnë legjendat, e shpesh përmes thuajse të njëjta teknikash, gjësendet dhe jetët që na rrëfen Camaj janë të veshura me një përditshmëri të fortë e të dendur, të rrëfyeshme përmes gjesteve, ndjesive, peizazheve, ujit e dheut, lëndës së rëndë dhe djersës, përshkrimeve të ritmuara me dialogë dramatikë. Në këto pak proza...
Autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.
Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
Letërsia shqipe guxon të shtojë dhe një Princ të katërt, "Princin e buzëqeshjes" të Zija Çelës.
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Më 17 dhjetor 2010, Mohamed Buazizi i vuri zjarrin vetes duke u vetësakrifikuar. Kur ambulanca arriti në vendin e ngjarjes zjarri ishte shuar, por Mohamedi nuk kishte më asnjë ngjashmëri me një qenie njerëzore. Ky veprim radikal i tij ishte sinjali që lajmëroi fillimin e Revolucionit Jasemin në Tunizi.
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.
Krijimtaria më e spikatur në prozën e shkurtër të këtij autori të famshëm të shekullit XX, vjen në këtë vëllim të shqipëruar nga Idlir Azizaj.
Paul Valéry është një nga mendjet më brilante të shekullit XX. Ky libër, i përgatitur e përkthyer nga Alket Çani, përmbledh pothuajse të gjitha aspektet e krijimtarisë së këtij autori: prozë, poezi, ese.
Michaux shkruan atë që i ndodh në kokë. Ai ishte poet dhe piktor. Në të dy artet ai kërkoi hulumtimin dhe zbulimin e botës së tij të brendshme. Asgjë që ndodhet jashtë kësaj bote nuk i intereson Michaux–së.
Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".
Një legjendë fantastike e shandanit shtatëkrahësh me rrugëtimin e tij nga Jeruzalemi në Babiloni, grabitjet e tij dhe rikthimit sërish në Jeruzalem, i përshkruar mjeshtrisht nga tregimtari i famshëm Stefan Cvajg.
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve.
Krimi i lordit Artur Sevil dhe histori të tjera është një përmbledhje historish misteri dhe komike të shkruara nga Oscar Wilde në vitin 1891.
...Mbreti ishte i mërzitur. Që prej kohësh kishte filluar të ndjente brenda vetes kumbimin e boshllëktë të shpirtit, por tashmë ky kumbim ishte bërë mjaft i zhurshëm, mjaft ngulmues për të mos ia vënë veshin
Thomas e Heinrich Mann, Franz Kafka, Gottfried Benn, Josef Roth, Bertolt Brecht etj., janë disa prej autorëve të cilët vijnë në antologjinë "Tregimtarë të gjuhës gjermane 1900-1945". Ata janë përzgjedhur prej përkthyesit Ardian Klosi dhe specialistit të letërsisë gjermane, Jurgen Rohling, për të sjellë një pasqyrë të plotë të prozës më të mirë gjermane të...