Ylljet Aliçka BTI0092
Libër i ri
Një vëllim me trembëdhjetë tregime nga ku kupton se ideologjia s'është veçse një guaskë boshe. Një realitet ku botët vijnë të rrëfyera thellësisht me gjithë aspektet tinëzare dhe poshtërsitë e ditëve tona. Një libër i vlerësuar maksimalisht nga lexuesi dhe kritika europiane që tashmë gjendet edhe para lexuesit shqiptar
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Tirana Times | |
| ISBN | 9789928439802 | |
VLERESIME RRETH LIBRIT
"Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë."
Jean Soublin, "Le Monde"
"Trembëdhjetë tregime nga ku kupton se ideologjia s'është veçse një guaskë boshe."
Pierre Hazan, "Le Temps"
"Një venë tragji – komike që provokon një qeshje të hidhur."
Stefano Pasta, "Corriere Della Sera"
"Tregime të shkurtra të një letërsie të madhe."
Ryszard Kapuscinski, Varshavë
"Shumë shpejt Aliçka po shndërrohet në një nga tregimtarët më në zë të paskomunizmit. Për dobësitë njerëzore dhe qëndrimin ndaj pushtetit, Aliçka tregon për Shqipërinë më shumë sesa gjithë ç'është botuar në Poloni. Nën penën e tij mund të ndodhë gjithçka..."
Mylada Jedrysik, "Gazeta Wyborcza"
"Një komedi shqiptare alla italiane. Ai të kujton Age & Scarpelli apo Mario Monicellin, por ca më i hidhur."
Goffredo Fofi, "Internazionale.it"
"Si te tregimet e Heminguejit, në librat e Aliçkës mbizotëron dialogu, habia, racionalja..."
Filip Šimeçek, "Cultura.cz"
"Nën groteskun e kapur me elegancë, shqiptarët në librin e Aliçkës na shfaqen të natyrshëm..."
Hans Georg Herman, "Frankfurter Allgemine Zeitung"
| Faqe | 178 |
| ISBN | 9789928439802 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Ky punim përfshin 26 studime, ese kritike, analiza psikologjike mbi natyrën njerëzore, intervista mbi dimensionin artistik/ vlersim personal dhe të autorëve të tjerë si dhe opinione prognostike për qenësinë e identitetit shqiptar dhe të kuptuarit e vetvetes, të mbështetura fort në përvojën e tij të gjatë në balafaqim me realitetin shqiptar dhe me të huajt.
Ylljet Aliçka vjen me nje roman te ri, - me nje sage te diteve tona, me nje realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai senderton nje realitet te mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke perdorur disa regjistra te ironise
Pas botimit të tij të parë në Shqipëri, romani “Valsi i lumturisë” është botuar në frëngjisht, italisht, arabisht, greqisht dhe maqedonisht me një mbulim të mirë mediatik.