Sa pak qiell Shiko më të madhe

Sa pak qiell

Pano Taçi IA0059

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në vëllimin poetik të Pano Taçit Sa pak qiell, të mrekullon dëshira e tij e pashterur për të shkruar, një burim freskie i moshës së vet, që është i bukur në çdo kohë te njeriu, ajo natyrshmëri e ngrohtë, prushi i brendshëm dhe ngricat, acari, dëshpërimi prej dheu, mugëllime e ëndrrave të tanishme, myshk në një mur késhtjelle, e përdorur për burg, bari i florinjtë i shkelur nga këmbë zonjash.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN9789992786620

300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pano Taçi është një nga poetët e rrallë të sotëm shqiptarë - autor i disa librave poetikë, i një drame poetike dhe një ditari kujtimesh nga vitet e burgjeve. Ndër librat poetikë, autorin e njohim poet që këmbëngul rrugës së trazuar nga Lasgush Poradeci, prej të cilit vazhdon ta dresojë dhe urtojë muzën e tij poetike. Një kaptinë më vete janë poezitë e tij të egra, të cilat e kapërcejnë etikën e epokës sonë, diçka që sëmbis së brendshmi njeriun dhe që mund të lexohet me zë të ulët dhe me gaz. Në përgjithësi, poeti ynë është poet i intimës personale, fat të cilin ai e ka zgjedhur si shpatë për të mbrojtur shpirtin e tij nga furtunat që i kanë shkaktuar vitet e egra të burgjeve. Nehas Sopaj

Të dhëna

Faqe144
ISBN9789992786620
Viti i Botimit2003
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë