I ri Lyra Shiko më të madhe

Lyra

Ethem Haxhiademi A-007911

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230324

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

VEPRA E PLOTË poetike, dramaturgjike e përkthimore të Etëhem Haxhiademit publikohet nga “Botime POETEKA”. Ky vit shënon 55 vjetorin e ndarjes nga jeta të autorit, i cili, siç shkruan Vargjo Nirvana (Vangjel Koça) në shënimet e tij kritike, “është një zotësì mendore për të vënë re dhe një vlerë morale e rrallë, cilësira këto që e bëjnë të përshtatëshme për degën që ay punon dhe në të cilën është sot punëtori më i mirë dhe më i çmuar.”

Lexuesi do ketë fillimisht në duar vëllimin poetik “LYRA”; tragjedinë “ABELI” dhe tragjedianë “PIRRUA”, për të vijuar me tragjeditë “Skënderbeu”, “Aleksandri”, “Diomedi”, “Akili”, “Uliksi”.

Një botim i veçantë do të jetë edhe përkthimi i parë i “Bukolikeve” të Virgjilit. Gjerdani “Klasikët e letërsisë shqiptare” , që përbëhet nga 10 vepra, u përgatit nga Dr. Silvana Leka, Dr. Arian Leka të cilët, në bashkëpunim me Hortensia Haxhiademin, hulumtuan materialin dhe e pajisën veprën me shënime filologjike.

VLERESIME

“Dhe kur herë pas here largohet gjiri i Melpomenës dhe mer lyrën për të kënduar, Haxhiadèmi s'e harón humanistin dhe kështu ëndërat e tija poetike i vesh dëndur me symbolet e mythologjise greke. Këtë na provon LYRA e tij, në të cilën Haxhiademi përmbledh vjershat që ka botuar kohë pas kohe në Austri dhe në Shqipëri. Nga këto vjersha duhet të veçojmë "Nymfat e Shkuminit", qe e nderojnë poezinë shqiptare. Nuk bien poshtë edhe "Nata e Zeze", "Naim Frasherit", "Lufta e Drangojvet me kuçedren". Janë xhevaire që mallëngjejnë. Nymfat, Najadat, Driadat, Zanat, Galatea, Fåtet, Febi, Amazonat, nje botë e tërë e Parnasit helenik popullon vjershat e Haxhiademit dhe bëhet zinxhir për të bashkuar lyrën me tragjedinë në një synthezë, që e vë në dukje poetin dhe dramaturgun humanist të parë të letravet shqiptare të ditëvet t'ona.”

-Vango Nirnana (Vangjel Koça), 1940

“Në një volumth me titullin LYRA dramaturgu ynë Etëhem Haxhiademi përmblodhi disa nga vjershat e tij të botuara me kohë të ndryshme. Pa dyshim nga çdo pikëpamje te ky volum na thithin më tepër vargjet e "Nymfavet të Shkuminit", nga ku flakëron për bukuri jeta prrallore e nymfave në viset e bukura shqiptare.”

-Gjon Zaveri (Sterjo Spasse), 1941

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe104
ISBN9789928230324
RedaktoriArian Leka, Silvana Leka
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë