Komploti kunder lirise Shiko më të madhe

Komploti kunder lirise

Andrea Stefani BD0467

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Përse edhe pas më shumë se 20 vjet tranzicion drejt Europës liria nuk hodhi dot rrënjë në Shqipëri? Përse vazhdon të jetë vetëm një farë, por jo një bimë; një shans, por jo një system; një shpresë, por jo një realizim? Kjo është çështja që Andrea Stefani, shtron në librin e tij Komploti kundër lirisë.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303342

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dhe përgjigjja e pyetjeve të mësipërme është: Sepse të gjithë kanë komplotuar e po komplotojnë kundër lirisë. Vetë shqiptarët, me pasivitetin, përgjumjen dhe paditurinë. Qeveritë, me politikat e shterpëzuara nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria. Politikanët vanitozë, me gjakimin për pushtet e pasuri. Juristët, me tradhtimin e drejtësisë. Gazetarët, me tradhtimin e së vërtetës. Liderët, me kultet e tyre lirivrasëse. Ministrat dhe nëpunësit, me korrupsionin. OJQ-të, me pseudoaktivizmin. Ndërkombëtarët, me realpolitikën cinike që toleron avancimin e autokratizmit duke e paraqitur si progres të demokracisë dhe lirisë. Dhe përsëri të gjithë shqiptarët që, të përçarë nga fanatizmat e verbra, të mposhtur nga varfëria, nga frika dhe nënshtrimi që ajo pjell, i kanë kthyer shpinën foshnjës së lirisë dhe po e lenë të vdesë e braktisur. Vështirë të gjesh në histori një komplot më gjithëpërfshirës por njëherazi edhe më spontan se sa ky kundër lirisë thotë autori në hyrjen e librit të tij voluminoz. Edhe pse të pakoordinuar, komplotuesit kanë qenë në sinkron të plotë. Si kur denoncoheshin e shaheshin, madje edhe kur pajtoheshin, punonin kundër lirisë. Veç dhe tok. Komente për librin Në ekuacionin e shoqërisë civile dhe opinionit publik publicistika cilësore dhe vizionare ka një përparësi të patjetërsueshme, për arsye të kriticizmit iluminues, mbi klientelizmin e partisë dhe mediave. Andrea Stefani është një profil i spikatur i kësaj publicistike, që është një vegël kirurgjikale shoqërore. Një publicistikë të tillë e kanë krahasuar me shtizën mitike të Akilit me funksion të dyfishtë: Edhe plagos, edhe shëron. Libri i Andrea Stefani Komploti Kundër Lirisë është tashmë një strukturë konceptuale për periudhën e tranzicionit post komunist të politikës shqiptare. Ky është një kontribut real dhe i vërtetë. Moikom Zeqo Janë të shumtë autorët shqiptarë që kanë shkruar mbi politikën gjatë viteve të fundit, por të shumtit, në mos të gjithë, kanë rendur pas kronikës së politikës së ditës, ose thënë me fjalë të tjera, kanë bërë vëzhgimin analitik të kësaj të fundit. Andrea Stefani rreket të shkojë përtej kësaj tradite në librin e tij me titull Komploti kundër lirisë. Nuk është se nuk i intereson kronika e politikës së ditës (përkundrazi, nuk e heq për as një çast shikimin nga kjo kronikë), por duket se ajo i intereson si lëndë e parë, të cilën e përpunon për të nxjerrë një produkt të ndryshëm nga ai i komentatorëve e i publicistëve, mes të cilëve është dhe ai vetë. Duhet thënë pra se këtë libër e ka shkruar studiuesi i politikës, e jo komentatori i shtypit Andrea Stefani. Mustafa Nano Ribotimi i librit të Andrea Stefanit «Komploti kundër lirisë» është një shenjë e qartë e suksesit që pati botimi i parë i tij. Është monografia e parë e një studimi të hollësishëm për periudhën e vështirë të tranzicionit shqiptar, në të cilën liria u rrezikua dhe është ende në rrezik si rrallë ndonjëherë. Me ndershmërinë intelektuale të papërsëritshme, me stilin e qartë, kulturën e gjerë dhe informacionin e bollshëm, Andrea Stefani ngulmon përsëri me këtë libër se një popull është i pashpresë në qoftë se ai nuk respekton lirinë e tij. Në konceptin e Stefanit liria është ndarje pushtetesh dhe ushtrim i pushtetit të votuesit. Andrea Stefani është ndër të rrallët gazetarë shqiptarë që nuk ka bërë kurrë kompromis me lirinë. Ai, si rrallëkush, ka bërë devizë të kredos së tij dhe të punës së tij si gazetar aktiv, adhurimin për lirinë. Ky libër e përmbush më së miri këtë frymëzim. Ilir Yzeiri

Të dhëna

Faqe576
ISBN9789994303342
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë