Te Kundercjapi Shiko më të madhe

Te Kundercjapi

Ardian Klosi BD0229

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302918

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pësoj gjithmonë një si shkrehje në periudhë pushimesh, një mosdashje për të marrë penën e për t'u hedhur prapë në sheshin e betejave (të qena apo të mosqena) të realitetit shqiptar. Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde. Mirëpo për çudi, është pikërisht ky absurditet që na bën të hidhemi sërish në arenën e betejave të fjalës () Mos jemi dhe ne, konkretisht mos jam edhe unë pjesë e absurditetit mediatik-politik të një realiteti të caktuar shqiptar? Me sa duket po, mirëpo ja që diku është një frikë, se po nuk e ngrite zërin, po nuk e luftove absurditetin, ai do të na përmbysë si një tsunam i paanë mendor, deri në atë pikë sa në një të ardhme të afërt do të mundim veç ta belbëzojmë gjuhën tonë të bukur shqipe. Jam ulur këtu, te kjo bregore e gjelbër e malit të Dajtit dhe kundroj poshtë qytetin tim, me një si barrë të ëmbël mbi zemër. Rruga e gjatë më këmbë për të ardhur deri këtu më lodhi pak, por edhe më këndelli me ngjyrat dhe ajrin e saj të kulluar. Nuk i kuptoj njerëzit që marrin teleferikun për t'u ngjitur lart, kur pylli është kaq i bukur e ftues, sidomos tani në vjeshtë, me larushinë e gjethnajës dhe drurëve halorë, me ketrat që u ngjiten tinëzak pishave dhe mështeknave, me qukapikët që trokasin diku larg shtigjeve të njeriut, me shqarthat, kunadhet e lepujt e egjër që nxjerrin kryet prapa ndonjë peme, jo të trembur, por lozonjarë, si të duan të të tërheqin në thellat e pyllit.

Të dhëna

Faqe352
ISBN9789994302918
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë