Luan Starova A-003330
Libër i ri
Luan Starova, nje nga romancieret me te mire te letersise bashkekohore ballkanike, vjen me nje prej majave te tij letrare para lexuesit ne Shqiperi: Nje roman qe flet per identitetin e shqiptareve ne nje realitet si ai maqedonas dhe raportin e tij me boten. Kjo eshte nje sage ballkanike qe ben per vete cdo lexues.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet Poeteka | |
| ISBN | 9789928230300 | |
VLERESIME NGA KRITIKA
ÉRIC FAYE: Ky roman është një metaforë metafizike, metaforë politike; "Emigrimi i ngjalave" pushon pak nga pak së qeni rrugëtimi i disa njerëzve të veçantë, për t'u shndërruar në një udhëtim të njerëzimit me zgjedhjet e tij, me ngurrimet e tij, me gabimet e tij.
VICTOR‑ A.‑FRIEDMAN: Zëri letrar i Luan Starovës është thellësisht kozmopolit, duke qenë edhe veçanërisht Ballkanik dhe, ngandonjëherë, në mënyrë specifike, shqiptar. Identiteti shqiptar i Starovës është i butë, por i qëndrueshëm. Ai ka finesa me të cilën ai e pohon atë identitet, duke siguruar një kuptim shumë më të pasur dhe më të përmbajtur të asaj që është dhe nuk është "kombi".
EDGAR MORIN: Emigrimi i Ngjalave, vepra e shkrimtarit shqiptar të Maqedonisë Luan Starova, ndjek historinë e familjes së autorit në brigjet e liqenit të Ohrit, të ndarë sipas dëshirave të jetës dhe të vdekjes të perandorive të ndryshme që kanë ardhur njera pas tjetrës mbi brigjet e tij.
JEAN-MARC MORANDINI: Në këtë roman autobiografik, Luan Starova vazhdon botimin e "Sagës ballkanike", që tashmë është pjesë e romaneve të mëdhenj europianë. Ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, fashizmit dhe stalinizmit, një familje kërkon ashtu si ngjalat rrugën e lumejve drejt deteve të largët.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 224 |
| ISBN | 9789928230300 |
| Redaktori | Silvana Leka |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |