Valerio Massimo Manfredi BOG0138
Libër i ri
Valerio Massimo Manfredi rrëfen historinë e dy vëllezërve, dy luftëtarëve, rrëfen për Teutoburgun, vendin ku u zhvillua përplasja vendimtare mes romakëve dhe gjermanëve, betejën që ndryshoi fatin e Perandorisë Romake dhe të botës.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 9789928061805 | |
Arminin dhe Vulfin i zënë rob ushtarët romakë. Por në fatin e tyre nuk ka skllavëri, sepse Armini dhe Vulfi janë bijtë e mbretit Zigmer. Ata duhet të braktisin tokën amtare dhe babanë, që të shkojnë në Romë.
Vëllezërit do të arsimohen sipas traditave të Perandorisë, derisa të bëhen komandantë të ndihmësve gjermanikë të legjioneve të Augustit. Me kalimin e viteve ata do të bëhen qytetarë romakë, Arminius dhe Flavus, dy luftëtarë të vlerësuar e të privilegjuar të Romës, të aftë për të fituar besimin e Augustit. Por sa ndikon thirrja e gjakut në besnikërinë dhe tradhëtinë ndaj tokës që i ka adoptuar...?
Komente mbi librin
"Nga pena mjeshtërore e autorit të Aleksandrit, vjen historia e betejës që i tregoi botës se Roma nuk ishte e pamposhtur. Beteja që i ktheu dy vëllezërit në heronj të një vendi armik."
Panorama
"Teutoburgu" vjen me një stil të veçantë dhe magjepsës, me një narracion mjeshtëror. Një çelës i shkëlqyer i leximit që merr nismën nga dy vëllezërit. Është një libër i mrekullueshëm."
Corriere della sera
"Teutoburgu" është një roman intensiv dhe intrigues, i cili depërton thellë dhe në mënyrë të përkryer në realitetin romak. Manfredi ka shkruar një vepër të pavdekshme. E rrëfyer me elegancë dhe me detaje të shumta, kjo histori zbulon forcën e pushtetit, tradhëtinë në fatin e Perandorisë Romake, si dhe ndikimin e origjinës, në tradhëtinë ndaj vendit që i ka rritur."
La Stampa
| Faqe | 464 |
| ISBN | 9789928061805 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Roman | Sagë&Histori |
Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.
Manfredi na ka dhënë detaje dhe emocione të shumta me “Birin e ëndrrës”. Falë profesionit të tij si historian dhe arkeolog njëkohësisht, dhe pasi e ka studiuar figurën e tij deri në imtësitë më të vogla, ka lënë pas krahëve çdo legjendë a informacion të gabuar, duke na e rrëfyer me vërtetësi jetën e gjallë dhe të famshme të Aleksandrit të Madh, që nga...
Gjunjëzimi i Darit, nuk i mjaftonte Aleksandrit, para etjes për pushtet, e cila e shtynte drejt Egjiptit. Orakulli i Amonit në zemrën e shkretëtirës e priste që ti zbulonte një të vërtetë tronditëse: prejardhjen e tij hyjnore dhe fatin e një lavdie të pavdekshme. Ky është një libër që rrëfen detaje mbi Aleksandrin si udhëheqës dhe si qënie njerëzore.
Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës se Aleksandrit të Madh, ngjarjes më komplekse në historinë njerëzore, i cili kishte “projektuar” një botë pa barbarë, me një atdhe e një popull të vetëm, por që kishte harruar se ata që nuk e arrijnë dot lavdinë, ushqejnë zili, tradhëti dhe urretje.
Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës se Aleksandrit të Madh, ngjarjes më komplekse në historinë njerëzore, i cili kishte “projektuar” një botë pa barbarë, me një atdhe e një popull të vetëm, por që kishte harruar se ata që nuk e arrijnë dot lavdinë, ushqejnë zili, tradhëti dhe urretje.