Hilary Mantel BDI0221
Libër i ri
“Ana Bolena, një çështje familjare” është një afresk i fuqishëm historik, emocionues dhe aventuresk dhe një dëshmi shumë e lartë letrare që na rikthen në të kaluarën në ngjyrat e saj më të gjalla dhe e bën atë vitale. Romani vjen në shqip nga Ledia Dushi
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928217356 | |
Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
Fati i tij ka shkuar përkrah atij të Ana Bolenës, bashkëshortes së dytë të mbretit, për hir të së cilës mbreti i dha fund marrëdhënies me Kishën e Romës dhe themeloi Kishën Anglikane.
Por politika e Oborrit mbretëror e shtyn Anglinë në një izolim të rrezikshëm dhe Ana nuk e mban dot premtimin: ajo nuk i jep mbretit një djalë që do të siguronte trashëgiminë e Tudorëve.
Kurora është e dobët dhe kur Kromuelli e ndihmon mbretin për t’u afruar e për të krijuar një marrëdhënie dashurie me Xhejn Sejmurin e qetë dhe të tërhequr, fundi i martesës me Ana Bolenën është i sigurt.
Ndërsa i çel rrugën mbretit përmes skandaleve seksuale të oborrit, Sekretarit të Shtetit i duhet të merret edhe me versionin zyrtar të komplotit të Anës, për të kënaqur Henrin, por edhe me sigurimin e karrierës së tij, për të ruajtur përgjithmonë pushtetin dhe kurorën.
Por askush, as Tomasi, as vetë sunduesi nuk do të dalin të pacenuar nga teatri tragjik i ditëve të fundit të jetës së Anës, mbretëreshës, e cila shkon përpara trekëmbëshit me guxim dhe solemnitet, duke përmbytur në gjak historinë angleze.
| Faqe | 464 |
| ISBN | 9789928217356 |
| Redaktori | Mariana Ymeri |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ledia Dushi |
| Roman | Sagë&Histori |
Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, në shekullin e XVI, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me...
Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t'i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur...