Jeffrey Archer A-004191
Libër i ri
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm
423 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 9789928060785 | |
Mbi librin
Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
Historia zë fill më 15 prill 1906, kur ata erdhën në jetë, njëri nga një familje që jetonte në luks dhe tjetri nga bota e skamjes. Është historia e bankierit Uilliam Lovëll Kein nga Bostoni dhe e emigrantit polak Abel Rosnovski.
Edhe pse njëri është rritur mes librave e pasurisë, ndërsa tjetri mes luftës për ekzistencë, kanë të njëjtën ëndërr, të sundojnë me çdo kusht botën e parasë. Janë ambiciozë, të fuqishëm, të pamëshirshëm, të yshtur nga urrejtja e pashterur e të pajtuar nga fati për të shpëtuar dhe përfundimisht për të shkatërruar njëri-tjetrin.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm.
Uilliam Kein trashëgon nga familja një bankë të fuqishme dhe e shtyn atë edhe më shumë drejt suksesit. Rrugët e tyre kryqëzohen vetëm njëherë në jetë dhe ky takim fatal shënon ditën e fillimit të armiqësisë, urrejtjes së verbër dhe marrjes së vendimit për të mos u tërhequr deri në shkatërrimin e plotë të njëri – tjetrit.
Uilliam Kein ka një djalë, Riçardin. Abel Rosnovski ka një vajzë, Fiorentinën. Ata bien në dashuri dhe nuk dinë asgjë mbi rivalitetin për jetë a vdekje mes etërve të tyre. Pavarësisht martesës së dy të rinjve, konkurrenca mes Keinit dhe Abelit vazhdon të jetë edhe më e hidhur...
Shumë ankth dhe ngashërim mbart në çdo kapitull ky roman, sepse ashtu siç e kanë cilësuar studiuesit, edhe pas kaq vitesh vazhdon të emëtojë të njëjtat ndjesi dhimbjesh dhe pikëpyetjesh.
Komente mbi autorin
"Mbi botimin e romanit të tij të parë në vitin 1975, "Asnjë qindarkë më shumë, asnjë qindarkë më pak", Jeffrey Archer vërtetoi se është një tregimtar i përsosur."
Publishers Weekly
"Një tregimtar i nivelit të Aleksandër Dymasë."
The Washington Post
"Mbase është tregimtari më i mirë i kohës sonë."
The Mail on Sunday
"Archer ka një dhunti për të rrëfyer që mund të përshkruhet si gjeniale."
Daily Telegraph
| Faqe | 736 |
| ISBN | 9789928060785 |
| Titulli origjinal | OMBRA GMV |
| Viti i Botimit | 2014 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Enklajd Malo, Kristo Qendro |
Ky libër është vazhdimi i sagës së "Keini dhe Abeli" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinësbijës së multimilionerit Abel Roznovski.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Polaku Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm,...
Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot; por ai shkon më tej: tregon historitë e sakrificës dhe gjakut që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve. Henrik Metelski ishte një prej njerëzve...

Jeffrey Archer's first novel, Not a Penny More, Not a Penny Less, is page-turning tale of fraud, revenge and determination as four men stop at nothing to get back what was stolen from them.
Following the explosion of an IRA bomb on board the Barrington’s flagship MV Buckingham, Emma Clifton must deal with the repercussions on her family’s shipping business. Meanwhile her old adversary, Lady Virginia Fenwick, plots her downfall.
Engrossing and memorable, The Sins of the Father is the second novel in international bestseller Jeffrey Archer’s celebrated the Clifton Chronicles. It takes us to New York in 1939 where our hero Harry Clifton is in desperate need of help