Cmim i reduktuar! Set, 2 libra, bëje pjesë të leximeve sagën e Jeffrey Archer Shiko më të madhe

Bëje pjesë të leximeve sagën e Jeffrey Archer

Jeffrey Archer BOG0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Polaku Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm, por çfarë ndodh me amerikanin Kein? Po me fëmijët e tyre? Kjo sagë të mëson shumë nga jeta dhe fatet njerëzore, prandaj Arxher është konsideruar si një nga tregimtarët e përsosur të kohës tonë..

Më shumë detaje

34 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librat

Seti me dy libra i Jeffrey Archer përmban dy libra, të cilët janë si më poshtë:

1- Keini dhe Abeli (kliko këtu për të blerë veç librin)

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës. Historia zë fill më 15 prill 1906, kur ata erdhën në jetë, njëri nga një familje që jetonte në luks dhe tjetri nga bota e skamjes. Është historia e bankierit Uilliam Lovëll Kein nga Bostoni dhe e emigrantit polak Abel Rosnovski.

Edhe pse njëri është rritur mes librave e pasurisë, ndërsa tjetri mes luftës për ekzistencë, kanë të njëjtën ëndërr, të sundojnë me çdo kusht botën e parasë. Janë ambiciozë, të fuqishëm, të pamëshirshëm, të yshtur nga urrejtja e pashterur e të pajtuar nga fati për të shpëtuar dhe përfundimisht për të shkatërruar njëri-tjetrin.

Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm.

Uilliam Kein trashëgon nga familja një bankë të fuqishme dhe e shtyn atë edhe më shumë drejt suksesit. Rrugët e tyre kryqëzohen vetëm njëherë në jetë dhe ky takim fatal shënon ditën e fillimit të armiqësisë, urrejtjes së verbër dhe marrjes së vendimit për të mos u tërhequr deri në shkatërrimin e plotë të njëri – tjetrit.

Uilliam Kein ka një djalë, Riçardin. Abel Rosnovski ka një vajzë, Fiorentinën. Ata bien në dashuri dhe nuk dinë asgjë mbi rivalitetin për jetë a vdekje mes etërve të tyre. Pavarësisht martesës së dy të rinjve, konkurrenca mes Keinit dhe Abelit vazhdon të jetë edhe më e hidhur...

Shumë ankth dhe ngashërim mbart në çdo kapitull ky roman, sepse ashtu siç e kanë cilësuar studiuesit, edhe pas kaq vitesh vazhdon të emëtojë të njëjtat ndjesi dhimbjesh dhe pikëpyetjesh.

2- Bija plëngprishëse (kliko këtu për të blerë veç librin)

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Djali i artë, Riçard Kein ka lindur në luks. Është pasardhësi i një manjati bankier, është i pashëm, i suksesshëm, dhe i vendosur për të çarë vetë rrugën në jetë, dhe për të ndërtuar të ardhmen me gruan që dashuron. Kur nuk janë më shumë se një hap larg nga realizimi i ëndrrës së Florentinës, befas gjenden në pragun e çmimit shkatërrues të pushtetit.., betejës titanike të tradhtisë e mashtrimit që zgjohet nga e shkuara, nga hakmarrja midis dy brezave shfaqet kërcënuese për të shkatërruar gjithçka që Florentina dhe Riçardi kanë luftuar për të arritur.

Ky libër është vazhdimi i sagës së "Keini dhe Abeli" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinësbijës së multimilionerit Abel Roznovski. Ngjarjet e këtij romani shtrihen në një hapësirë kohore prej gjashtëdhjetë vitësh. Ato zënë fill me formimin e Florentinës, duke vazhduar me krijimin e familjes, karrierën dhe sukseset akademike dhe kulmojnë me përfshirjen e saj në politikë.

Pas vdekjes së babait, Abelit, Florentina zgjidhet në krye të Grupit Baron të hotelerisë, duke e drejtuar suksesshëm nga viti në viti atë. Qënia në krye të grupit, prekja e të gjitha majave të suksesit, përveçse përvojë, i ka rizgjuar pasionin për ëndrrën e fëmijërisë së hereshme, për të qenë edhe një udhëheqëse në politike, për të qenë lidere e botës!

Në këtë botë të egër e të errët, të dominuar historikisht vetëm nga burrat, Florentina përballet me beteja të shumta. Por a do të mbijetojë ajo përballë këtyre betejave dhe a do të bëhet Florentina Roznovski gruaja e parë president e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Karriera e Florentinës është e rrethuar nga shumë dashuri, intriga, komplote suksese dhe fatkeqësi. Ajo që e bën befasues dhe njëkohësisht tronditës këtë libër, është qartësia e mendimit, mos kapitullimi para situatave të vështira dhe ringritja me forcë, edhe atëherë kur mendon se shpresa ka vdekur...

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Titulli origjinalOmbra GVG
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnklajd Malo, Kristo Qendro
RomanSagë&Histori