Kufiri Shiko më të madhe

Kufiri

Latif Ajrullai A-008514

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani “Kufiri” është vepra e parë e botuesit dhe sipërmarrësit Latif Ajrullai në fushën e letërsisë artistike.

Më shumë detaje

998 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789994394555

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë-herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

… Te ne nuk ekziston tolerimi, tolerimi i fituesve ndaj humbësve dhe respekti i humbësve ndaj fituesve… prandaj unë e kam humbur besimin, më tremb se në vend të shtetit, mos bëjnë “shqiptarhane”.

Nëse nuk shtiresh se shkon në xhami apo nuk mban ramazan, me një fjalë nuk bën atë që e bëjnë të gjithë, atëherë ti je jashtë defterit. Edhe sikur të jesh profesor i madh, doktor i madh, aq më tepër psikolog i madh, madje edhe sikur të fitosh çmimin Nobel, ti je jashtë defterit dhe pikë. Edhe Pikasoja apo Ajnshtajni po të jetonin këtu, me siguri do të ishin jashtë defterit. Prandaj duhet të shtiresh si të gjithë. Profesori luan rolin e politikanit, politikani të hoxhës, hoxha të psikologut, mjeku të farmacistit e farmacisti të mjekut dhe kështu duke improvizuar gjithçka vërtitej jeta jonë brenda kufijve të përcaktuar.

…Njerëzit, edhe kur s`kanë kufij, ia venë ato vetes.

…Dhe e vetmja zgjidhje: Plumbi i artë.

… pastaj “Tung, s`ka të përtejme!”

…Nuk ka se si të mos ndihesh mbret në jetë, kur fle lakuriq krah për krah me të dashurën mbasditeve verore, teksa dielli i kuq perëndon nga ana tjetër e detit.

…Jetët tona ndaheshin ku fillonin përgjegjësitë dhe puqeshin ku zinte fill shpirti.

 

Të dhëna

Faqe156
ISBN9789994394555
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë