Virginie Grimaldi A-007453
Libër i ri
Nje tjeter roman nga Grimvaldi vjen ne shqip permes Botart. Një histori e mrekullueshme e shkruar plot humor, dashuri dhe humanizëm.
984 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botart | |
| ISBN | 9789928341341 | |
Ana, 37 vjeç, është e mbytur me punë dhe me kërkesat e përmbaruesve për shlyerjet e borxheve. Vajzat i sheh kalimthi në mëngjes. E mbyllur në vetminë e saj, ajo vështron jetën që po i kalon.
Kloe, 17 vjeç, ka shumë ëndrra, por i duhet të heqë dorë prej tyre për të ndihmuar nënën e saj. Ajo e kërkon dashurinë te meshkujt, mirëpo kjo nuk zgjat shumë. Ashtu si karroca e Hirushes, ata transformohen pasi bëjnë dashuri.
Lili, 12 vjeç, nuk i ka shumë përzemër njerëzit. Ajo preferon miun, të cilit i ka vendosur emrin e babait të saj, sepse ai ka braktisur familjen.
Ditën kur e kupton se vajzat e saj nuk ndihen mirë, Ana vendos të niset bashkë me to për një udhëtim të gjatë në drejtim të Skandinavisë.
Nëse s'mund të kthehen mbrapsht, mund të zgjedhin një rrugë tjetër.
Ana, Kloe, Lili. Tre femra, tre breza, tre zëra që shkëmbejnë me njëra- tjetrën.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| ISBN | 9789928341341 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ivana Tomço |
| Roman | Romancë&Pasion |
Përmes rrëfimeve të Anna-s, libri eksploron temat e humbjes, rivendosjes së vetes dhe gjetjes së lumturisë nëpërmjet ndjekjes së pasionit personal. Duke u përballur me sfida dhe pengesa në rrugën e saj, Anna zbulon se vërtetësia dhe përkushtimi ndaj vetes janë thelbësore për të arritur lumturinë.