I ri Cmim i reduktuar! E bardha dhe e zeza Shiko më të madhe

E bardha dhe e zeza

Malorie Blackman BDI0266

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë thriller që do të mbetet i pashlyer në kujtesën e lexuesve, britanikja e famshme Malorie Blackman e kthen botën përmbys. Ajo që është e bardhë, bëhet e zezë dhe ajo që është e zezë bëhet e bardhë, një gjë mbetet e qartë: hamendjet mund të jenë vdekjeprurëse.

Më shumë detaje

485 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

810 Lekë

-10%

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga zezakët...

Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...

Në botën e tyre, qerosët e bardhë dhe Krosët e zinj nuk mund të përzihen, por ja që dashuria nuk u është bindur kurrë rregullave. Kallumi dhe Sefi, shokë që fëmijë, tani që janë rritur, ndoshta ndiejnë diçka më shumë. Ata takohen fshehtas dhe thurin plane...

Por nuk është e lehtë të shkosh kundër konvencioneve, të mbrosh atë që beson, të vendosësh se çfarë duhet të besosh: ndonjëherë është një betejë e vërtetë, kundër të tjerëve, por edhe kundër vetes.

Ndërkohë, tensioni midis të bardhëve dhe zezakëve rritet, derisa një ditë shpërthen bomba... Babai i Kallumit është i dyshuari kryesor, kurse ati i Sefit nuk do të ndalet para asgjëje, derisa ta shohë atë të varur në litar. Gjuetia e gjakut nuk do të kërcënojë vetëm dashurinë, por edhe jetën e Kallumit dhe Sefit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe472
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVirgjil Muçi
RomanMister&Thriller