I ri Cunat nuk qajne Shiko më të madhe

Cunat nuk qajne

Malorie Blackman A-003910

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani i ri dramatik i Blackmanit do t’ju shoqërojë në një udhëtim të vështirë të jetës së adoleshentëve sot... Ngjarje, me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Prindër adoleshentë të vetëm. Sjellje homofobike ndaj më të dobtëve. E megjithatë, ajo arrin të krijojë një histori plot shpresë, dashuri dhe humor që të bën të qash e të jesh i lumtur, së bashku me personazhet.

 

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292339

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja.” Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë!

Nëna e Dantes nuk jeton prej kohësh dhe i ati, i kujdesshëm, por i rreptë, nuk është nga ata që lë shteg për t’i ikur përgjegjësisë, kështu që Dante duhet t’i harrojë një herë për një herë, me gjithë dëftesën e tij me katër yje “A”, planet e universitetit: shkollimi i lartë, karriera si gazetar, një e ardhme vezulluese fluturon e zhduket.

Dante bëhet baba i vetëm, disa javë para ditëlindjes së tij të 18. Sikur të mos mjaftonte kjo, i vëllai, Adami, rrihet për vdekje nga një grup djemsh ...

Malorie Blackmani ka krijuar një histori realiste për atë që ndodh në shoqëri tani. Jo një histori të sheqerosur, por thjesht siç ndodh përnjëmend.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe328
ISBN9789928292339
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVirgjil Muçi
RomanMister&Thriller