Cecelia Ahern PE0103
Libër i ri
Çdo gjë është në vendin e vet në jetën e Elizabet Egan. E vetmja re në horizont është motra e saj, Saoirse. Një kokëkuqe energjike, që gjithmonë le gjurmë pas vetes, të cilat Elizabeta lufton për t’i arritur. Ndërsa është nënë jo shumë e dhënë pas djalit të saj 6-vjeçar, ajo merret me biznesin e saj që nuk i lë shumë hapësirë për argëtim. Derisa një ditë, një i huaj hyn papritur në jetët e saj.
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789994340880 | |
Çdo gjë është në vendin e vet në jetën e Elizabet Egan, që nga filxhanët e kafesë në kuzhinën e saj vezulluese deri te mostrat e pëlhurave dhe qypat e bojërave që përfaqësonin biznesin e saj të dizajnit. Rregulli dhe saktësia e mbanin jetën nën kontroll – dhe e mbronin zemrën e Elizabetës nga dhimbja dhe lëndimi që kishte vuajtur në të shkuarën. E vetmja re në horizont është motra e saj, Saoirse. Një kokëkuqe energjike, që gjithmonë lë gjurmë pas vetes, të cilat Elizabeta lufton për t’i arritur – ashtu si djalin e saj gjashtëvjeçar, Luke. Ndërsa është nënë jo shumë e dhënë, ajo merret me biznesin e saj, që është një punë me kohë të plotë, nga ato që nuk të lënë shumë hapësirë për gabime – ose argëtim. Derisa, një ditë, një i huaj hyn papritur në jetët e tyre. Ivan është i shpenguar dhe gjithmonë në kërkim të aventurës – gjithçka që Elizabeta nuk është. Për një kohë të pakapshme, ai depërton në brendësinë e saj duke ia ndryshuar jetën në një mënyrë që ajo nuk do ta imagjinonte kurrë.
I mbushur me patosin dhe ngrohtësinë e dorës së Cecelia Ahern, “Sikur të më të takoje tani” është një histori e ardhur me zemër dhe me fare pak magji.
| Faqe | 319 |
| ISBN | 9789994340880 |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ukë Buçpapaj |
| Roman | Sagë&Histori |
Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.
Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
Një roman magjik nga autorja bestseller Cecelia Ahern. Falë një spërkatje plot magji, ky libër është më shumë se një përrallë.
Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.
Ata që e kanë dashuruar romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre. Edhe në çastet e mbrame, njeriu gjen lumturinë në dashurinë e të shtrenjtëve të vet.