I ri Jeta ne syte e Vikit Shiko më të madhe

Jeta ne syte e Vikit

Petra Soukupova A-004949

Libër i ri

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062482

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Viki [Viktori] 10-vjeçar është një fëmijë i llastuar dhe i trazovaç i cili jeton në Pragë me mamanë e tij, Hanën, një aktore teatri, e cila përpiqet fort të menaxhojë jetën e saj, duke mos lënë pas dore edhe edukimin e të birit. Asaj i ofrohet të luajë një rol të rëndësishëm në një serial filmik që do të xhirohet larg Pragës. Që të mund t'i kushtohet totalisht këtij roli ajo e dërgon të birin të qëndrojë tek mamaja e saj në fshat, duke mos i marrë në konsideratë kundërshtimet e tij. Viki ndihet i "mashtruar dhe i tradhtuar" njëkohësisht dhe dëshpërohet akoma më shumë nga gjyshja e tij e rreptë, e cila me sa duket është e qarta në kërkesat e saj. Historia rrjedh duke i ndërthurur jetët e këtyre personazheve, ndërsa arrijmë të kuptojmë se marrëdhëniet e ngushta familjare dhe dashuria e ndërsjellë dhe pa kushte përbëjnë një bazament të fortë që të mbështetesh dhe të jep forcë për të përballuar të gjitha sfidat e jetës. "Autorja vërteton të gjitha pikat e saj të forta në këtë roman. Ajo është një psikologe e mirë dhe e njeh botën e personazheve, të cilët janë realë dhe mjedisi në të cilin i vendos ata është mjaft bindës. Gjuha që autorja përdor dhe veçanërisht dialogjet janë brilantë. Petra Soukupova është në kulmin e arritjeve të saj."

—Milan Sefl Tydenik Rozhlas

"Kjo shkrimtare e talentuar çeke na surprizon përsëri me këtë vepër. Ajo mbetet një vëzhguese shumë e mirë e marrëdhënieve njerëzore dhe shkruan shkurt dhe saktë me një gjuhë që nuk tingëllon aspak artificiale. Petra nuk stërhollohet në figurat letrare dhe "refuzon" që të marrë rolin e gjykatëses së personazheve. Teksti i saj mbart në vetvete një stilistikë të veçantë dhe i njeh mirë rregullat e romanit. Kjo është arësyeja që ky roman të mbetet gjatë në kujtesë"

—Lubomir Jasko Knihy na dosah

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe396
ISBN9789928062482
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik