I ri Prova Shiko më të madhe

Prova

Eleanor Catton A-004139

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman therës dhe tronditës për marrëdhëniet mes vajzave adoleshente në gjimnaze dhe mësuesve të tyre; një botë që shkon në thellësi të mënyrës sesi mendojnë vajzat dhe sesi ngjallen pasione që shkelin kufij....

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN 9789928061751

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në të gjitha kohërat, por edhe në ditët tona, është mëse e vërtetë se ka pasur skandale me vajzat nëpër gjimnaze. Kur përhapet lajmi i një marrëdhënie mes mësuesit dhe nxënëses së mitur pjesëmarrësit dhe vëzhguesit, që të gjithë bashkërisht, janë të përfshirë në një shfaqje që shkakton tronditje dhe shqetësim. Por brenda botës së adoleshenteve ekziston një ndërgjegjësim për fuqinë e tyre. Në mënyrë obsesive ato shqyrtojnë detajet e gjërave me kuriozitet, xhelozi dhe sjellje naive përmes syve të mprehtë dhe enigmatik të mësuesit të saksofonit, fokusi i të cilave mund të mos jetë aq strikt sa në detyrat e shkollës së tyre, ashtu siç nënkuptohet.

VLERËSIME

"E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë. Kronologjia intensive e ngjarjeve, rrëfimi në regjistër dhe intonacion të lartë i personazheve, e bëjnë këtë vepër krejt të ndryshme nga ato çka kemi lexuar deri tani mbi këtë temë."

The Guardian

"Kushdo që ka kaluar një adoleshencë pa probleme, kujton çastet e ndezura të atyre viteve, kur ndihesh se po jeton si në një film apo një roman. Çdo takim ishte i mbushur me emocione tronditëse apo çdo mendim ishte një epifani. Por, që e gjitha kjo të ishte e shkruar në faqet e një romani, është një sipërmarrje mjaft e ndërlikuar.

Nëse jeta do të shihet nga këndvështrimi i adoleshencës, gjithçka që ka të bëjë me ndjenjën fluturon mbi re. Por nëse jetën do ta shihni nga distanca ku ndodheni sot, adoleshenca juaj e tronditur ngjet me një zog të plagosur që nuk ka mundur dot të ngrihet në fluturim."

Quill & Quire

 

Të dhëna

Faqe401
ISBN 9789928061751
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRudi Erebara
RomanRomancë&Pasion