I ri Engjëlli Shiko më të madhe

Vetëm online

Engjelli

Sandrone Dazzieri A-003968

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Engjëlli" i Sandrone Dazierit është një roman i bukur, i fuqishëm dhe imponues, është një libër i strukturuar me kujdes, i shkruar me një stil tërheqës, bindës, që të bën të qash e të qeshësh njëkohësisht, të mendosh e të zbulosh shumë enigma rretheqark teje... "Engjëlli" është edhe një pasqyrim i asaj që ndodh me të vërtetë në botën ku jetojmë, na zbulon detaje mbi informacionet që na serviren dhe ato që na i mbajnë të fshehura. Dazieri ka një stil intrigues.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061805

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë roman Sadrone Dazieri jetëzon skenare të rrezikshme, komplote, shoqëri të fshehta, manipulime mendore, eksperimente sadiste, e nëse ndonjëherë nuk tingëllojnë si të vërteta, përsëri arrijnë të na e mbajnë shpirtin pezull.

Vdekja mbërriti në Romë në mesnatë pa dhjetë minuta, me një tren të shpejtë të nisur nga Milano. Hyri në stacionin "Termini", u ndal në tremen 7 duke shkarkuar mbi platformë nja pesëdhjetë pasagjerë me pak bagazhe dhe me fytyra të lodhura, që u shpërndan tek treni i fundit i metrosë dhe tek radha e taksive, pastaj fiku dritat e brendshme.

Nga vagoni "Top" çuditërisht nuk doli askush – dyert pneumatike kishin mbetur të mbyllura – dhe një përgjegjës treni i përgjumur e zhbllokoi nga jashtë, hipi në tren dhe hyri brenda për të kontrolluar nëse kishte ndonjë njeri që po flinte. Qe një ide e keqe.

Komente mbi librin

"Dazieri ka zgjedhur një finale magjepsëse dhe madje "Engjëlli" rezervon një të vërtetë shumë befasuese..."

Massimo Carlotto, La Stampa

"Engëlli" i trenit Dazier mbjell vdekjen në linjën Milano – Romë... Hetimi i një polici dhe ndihmësi i tij për një masakër që duket si ato që bën ISIS, por edhe më e komplikuar."

La Stampa

Të dhëna

Faqe608
ISBN9789928061805
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdmond Çali
RomanMister&Thriller