I ri Libri i nënës sime Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Libri i nenes sime

Albert Cohen TO0297

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër tronditës është përjetimi i një gruaje “të zakonshme” dhe sublime, i një nëne tashmë të vdekur, që ka jetuar vetëm për djalin dhe përmes djalit të saj.

Më shumë detaje

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235343

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër është ai i një biri, por njëkohësisht i të gjithë bijve. Secili prej nesh do të gjejë aty rojtaren e vet të shenjtë, guximin dhe mirësinë, ngrohtësinë dhe sytë e dashurisë. E çdo bir që vajton për nënën e vdekur do të gjejë qortimet që i drejton vetes kur mendon se në një rrethanë të caktuar është treguar mosmirënjohës, indiferent apo i ngurtë. Keqardhje apo pendime, për ta është gjithmonë tepër vonë. “Asnjë djalë nuk e mendon me të vërtetë se nëna e tij do të vdesë dhe çdo djalë zemërohet dhe është i padurueshëm me nënën e tij, oh, i çmenduri që shumë shpejt do të dënohet!” Por për këtë i duhet lënë fjala Albert Cohen-it.

Fragment nga Libri

Bij të nënave ende gjallë, mos harroni se nënat tuaja janë të vdekshme. Nuk do ta kem shkruar më kot nëse ndonjë prej jush, pas leximit të këngës sime të vdekjes, në mbrëmje do të jetë më i butë me nënën e tij, për shkakun tim dhe të nënës sime. Jini të butë me nënën tuaj çdo ditë. Duajeni më mirë se ç’dita unë ta doja nënën time. Çdo ditë sillini gëzim, këtë ua them nga thellësia e brengës sime, nga maja e zisë sime. Këto fjalë që të drejtoj ty, bir i nënave që ende jetojnë, janë të vetmet ngushëllime që mund t’i ofroj vetes sot. Sa je ende një bir, për aq kohë sa ajo është ende aty. Nxitoni, sepse së shpejti në fytyrën e saj do ta pushtojë palëvizshmëria dhe buzëqeshja e pafajshme. Por unë ju njoh mirë dhe asgjë nuk do t’ju nxjerrë nga indiferenca juaj e çmendur sa kohë që nëna juaj do të jetojë. Asnjë djalë me të vërtetë nuk e di se nëna e tij do të vdesë dhe çdo djalë zemërohet e nuk ka durim me nënën e tij, oh, i çmenduri, që shumë shpejt do të dënohet.

 

Të dhëna

Faqe176
ISBN9789928235343
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat11 x 17
PërkthyesiAmantia Kapo
RomanSagë&Histori