Asgje s'i kundervihet nates Shiko më të madhe

Asgje s'i kundervihet nates

Delphine De Vigan A-000777

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre. "Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix roman France Télévisions 2011; Grand prix des lectrices de Elle 2012) dhe ka shitur mbi gjysmë milion kopje vetëm në Francë. Ai është përkthyer në tridhjetë vende të botës.

Më shumë detaje

503 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928200600

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

A arrijmë t’i njohim deri në fund prindërit tanë, misteret, vuajtjet, halucinacionet, fëmijerinë dhe familjen që i ka formuar, e që kanë ndikuar gjithmonë mbi ta dhe mbi ne, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme? Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete. Pyetjes “pse e bëri?” nuk mund t’i gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i bën ballë tundimit për t’i kushtuar një libër. Por, “një dritë e fshehtë që vjen nga e zeza” e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që “me anë të të shkruarit asgjë s’mund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë”. Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që mbarte brenda vetes një plagë të thellë. “Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë... Familja ime personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes. Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe374
ISBN9789928200600
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKrenar Hadëri
RomanPsikologjik