Delphine De Vigan PE0137
Libër i ri
Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928162724 | |
Pjesë nga libri:
Dashuria ushqehet me thërrime, me copëza të vogla, me psherëtima, dashuria nuk ka nevojë për deklarata apo fjalë të mëdha, dashuria nuk ka nevojë për prova, dashuria ushqehet me çdo gjë që i del përpara dhe rritet me iluzione. Përndryshe s'do të ekzistonte.
Thanë për librin:
"Si të gjitha gratë, personazhi i Delphine De Vigan – it është një Hirushe që ëndërron dhe këtë ajo e shpall pa drojë pasi "vetëm dashuria rrëmben, pushton, përmbys dhe asgjë tjetër s'ia vlen para saj".
Le Figaro Littéraire
"Tri portrete burrash, tri takime, tri shije, tri dashuri më shumë të ëndërruara, sesa të jetuara... dhe Ema që tregon "unin" e një gruaje. "Sa herë duhet të luajmë lojën para se të heqim dorë?" – e pyet ajo veten. Ekziston vërtet dashuria, apo nuk është veçse një ëndërr, një trillim që na lejon të vazhdojmë jetën?"
Le bien publik
| Faqe | 184 |
| ISBN | 9789928162724 |
| Titulli origjinal | Pegi |
| Viti i Botimit | 2013 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Edit Dibra |
Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre. "Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix...