Parfume Shiko më të madhe

Parfume

Philippe Claudel A-005424

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në gjashtëdhjetë e tre episode të pakapshme lexuesi kalon natyrshëm nëpër fshatrat e Lorraines, në veri-lindje të Francës, nga kuzhina në fermë e në shtratin e një të dashuri. Me njohjen e nostalgjisë së hidhur të një parfumi që rrëshqet larg në flladin veror, Claudel demonstron përsëri zotërimin e tij të patëmetë të personalitetit dhe të universit, të ndërthurur me një bukuri të rrallë vetë-depërtuese.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928060693

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fragmente *** Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te Rruga e Madhe, nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë. Prostitutat, më të rejat, mbështeten mureve në sheshin Malval ose, më të vjetrat, i presin klientët nëpër dhoma, veçanërisht Zonja Aida, me të cilën bëj muhabet dhe asgjë më shumë. Jam larguar nga shtëpia e prindërve dhe nga konvikti i Lynevilit me diplomën e maturës në xhep. Jam regjistruar në Universitet, ku shkoj rrallë. Kohën e kaloj bareve, pijetoreve, kafeneve, birrarive. Ditën e nis herët, tek Ekselsiori, dhe e mbaroj shumë vonë, tek i njëjti Ekselsior. *** Të dielave në darkë nëna shtron çarçafët e pastër, çarçafë te të cilët, gjatë gjithë ditës, ajo ka burgosur erën, dhe mua më pëlqej-në më shumë se çdo gjë tjetër këta çarçafë të ftohtë, në dimër, kur thëllimi i ka rrahur e ngurtësuar, nganjëherë edhe ngrirë, kur ata ruajnë nga kjo shuplakë diçka si prej dëbore e prej akulli, gjë që e bën edhe më të ashpër lëkurën e bardhë me kokërriza të pëlhurës së tyre të lashtë. Kurrë nuk më ka pëlqyer të fle vetëm. Edhe kur e shoh veten fëmijë, më merr malli për një trup tjetër. Për ngrohtësinë, fuqinë, butësinë, frymën e vakët dhe rrahjet e tij të zemrës. Shpesh, kur do të më zërë gjumi, kam frikë nga diçka e keqe sa nuk bëhet më, diçka që nuk është vdekje, por braktisje, vetmi e pafund. Mbi autori Philippe Claudel, shkrimtar, regjisor, profesor i letërsisë në Universitetin e Nansisë, u lind në Dombasle-sur-Meurte, Francë në 1962. Ai është lektor në Institutin Europian të Kinemasë dhe Audiovizualitetit për shkrimin e skenarit, si dhe profesor për të rinjtë, adoleshentët dhe personat me aftësi të kufizuara që vuajnë dënimin në burgje. *** Romani i parë i tij u botua në vitin 1999. Që nga viti 2004, është edhe drejtor i një kolane në botimet e Stock Editions. Claudel është mbajtës i shumë çmimeve të rëndësishme si: Marcel Pagnol në 2000 e Goncourt në 2007. Romanet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Të dhëna

Faqe184
ISBN9789928060693
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdmond Tupja