Ylli Demneri YD0003
Libër i ri
Pas prozës, Ylli Demneri vjen me një vëllim në poezi: Janë dashur plot 25 vjet lexime të haikut të klasikëve dhe modernëve japonezë, mprehje të mendjes dhe kërkime të mendimit, derisa një ditë, befas, shfaqet kjo lloj poezie tek Ylli Demneri. Ai është në kërkim të dashamirësve të kësaj forme poetike edhe në Shqipëri, të cilëve iu ofron këtë vëllim me 111 poezi haiku
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Odeon | |
| ISBN | 9791095002048 | |
Ylli Demneri*
Për poezinë japoneze haiku nuk kisha asnjë dijeni para ardhjes sime në Francë. Kanë qenë vitet ’90. Dilja nga një vend që për gati një gjysmë shekulli i kishte prerë pothuajse të gjitha lidhjet me botën. Isha i etur për të njohur, për të zbuluar. Dhe zbulimet do të ishin të shumta.
Do të duhej të zbuloja Roland Barthes-in dhe më pas librin e tij “L’empire des signes”, për t’u njohur me haikun. Sot, pas njëzet e shtatë vitesh, mendoj se kam qenë me fat që këtë poezi e zbulova duke lexuar tekstin e tij fin e inteligjent. “Çka zhduket tek haiku, janë dy funksionet themelore të shkrimit tonë klasik (mijëvjeçar); nga njëra anë, përshkrimi (.... i zbukuruar me domethënie, mësime, tregues në zbulimin e një vërtete a të një ndenje...) dhe nga ana tjetër, përkufizimi”, - shkruan ai mes të tjerash. Dhe menjëherë u gjenda në një ostmozë emocionale dhe estetike:
Fryn veriu
Macet picërrojnë
Sytë
(Basho)
Dhe, që prej atij çasti, fillova të interesohem për këtë formë të veçantë poetike që ka aftësinë të nxjerrë në pah thelbin e një subjekti dhe natyrën e përkohshme të ekzistencës së tij. Me një thjeshtësi prekëse. Pak nga pak, biblioteka ime do të mbushej me librat e klasikëve japonezë si Basho, Issa, Buson, Shiki e shumë haikistë të tjerë të periudhave të ndryshme. Që kur nisesha për ti blerë në librari, përgatitesha si për një takim që fillonte me një lloj shkëputje nga bota. Thellë – thellë, ky është një takim me veten. Me vetminë e poetëve dhe tënden.
Por do të kalonin shumë vite nga ai takim i parë, që unë të guxoja të shkruaja haikut e para. Dhe kjo erdhi natyrshëm. Pa asnjë sforcim. Me sa duket, u deshën njëzet e pesë vjet për të mprehur vështrimin, atë vështrim të veçantë, i domosdoshëm për të kapur, me shpejtësinë e një shkrepjeje aparati fotografik, atë që perceptojmë nëpërmjet shqisave.
Kjo poezi mbetet ende jo shumë e njohur në Shqipëri. Ndaj, para se të vendosja për ta botuar këtë libër, shpesh më ka kapur shqetësimi se a do të gjjë lexues, a do të ndodhë ai “takimi i lumtur” që kishte ndodhur me mua?
Nëse ndodh, do ndihesha i lumtur të ndaja me lexuesit këto çaste të pakthyeshme – që zgjasin sa rënia e një petaleje, - të cilat shumë prej nesh mund t’i kenë përjetuar, por që nuk i kanë shënuar e, ndoshta, nuk ia kanë shprehur askujt.
*Marrë nga parathënia e librit “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”
| Faqe | 120 |
| ISBN | 9791095002048 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
“Më kujtohet” është kryefjala e realitetit që ka jetuar autori, por që e kemi jetuar të gjithë ne. E përditshmja e jetës sonë. Është një kthim pas në kohë dhe një sendërtim i realitetit përmes imazhesh të fiksuar në mendje. Ky është jo për të shënuar një mendim por për të dhënë një goditje që na shkaktojnë kujtimet tona
Ky libër është ndërtuar në formatin epistolar; vijnë shtatëmbëdhjetë letra të shkruara. Edhe në këtë libër vjen kujtesa për vende, ngjarje dhe personazhe, të cilat autori i komunikon përmes letrave
Libri është një përsiatje nostalgjike e sentimentale e jetës së autorit në vende të ndryshme në Tiranë, Paris, Francë dhe ndërmjet dy vendeve, gërshetuar midis tyre nga një çimentim drithërues, qëu falin udhëtimet e atyre njerëzve që agjatë gjithë jetës nuk mbarojnë së ndërtuari urat e zemrës që lidhin dy vende, dy histori, dy dashuri. Në tekstin e librit...
Një libër që kthen kokën pas, tek e shkuara, e cila flet përmes objekteve, ngjarjeve dhe personavezhve, atipike për sot, por tipike për atëherë. Lexuesi që e ka përjetuar atë periudhë do të provojë ndjesi të lloj-llojshme, ndërsa lexuesi i sotëm do të gjejë shenja me të cilat qesh, qan, çuditët apo…