Alket Çani ODE0002
Libër i ri
Memento mori, që në shqip do përkthehej “kujtohu që je i vdekshëm”, është vëllimi më i ri poetik i Alket Çanit. Mbresa udhëtimesh, tëhollime të detajuara metrike të vargëzimit, krisje formale, si dhe përkthime nga autorë të mëdhenj të poezisë botërore, të cilat përkojnë me atmosferën e përgjithshme të librit, - janë pjesë e këtij vëllimi poetik të Alket Çanit. Tashmë ato lundrojnë në mendjen e lexuesit me plot shije dhe mjeshtri poetike, ndërsa autori thotë se krijesat e veta tashmë i duken të mjegullta.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Odeon | |
ISBN | 9782954139999 | |
Ja ç’thotë autori rreth këtij vëllimi poetik: “Pjesët përbërëse të këtij libri janë të ndryshme për nga forma, stili dhe mënyra e konceptimit. Poezitë e pjesës së parë kanë lindur pak a shumë, nga përshtypje udhëtimesh; ato të pjesës së dytë, nga aspekti formal, respektojnë rregullat metrike; e treta, në raport me dy të parat, është si një thyerje, si një krisje, ndërsa poezitë e pjesës së katërt janë përkthime, që i kam përfshirë në këtë libër kryesisht ngaqë më duket se i shkojnë përshtat atmosferës së tij të përgjithshme. Elementin e përbashkët të katër pjesëve mendoj se e shpreh titulli i librit. Por gjithkush mund të gjejë edhe elementë të tjerë.
Poezitë janë shkruar në kohë dhe në vende të ndryshme. Kur përpiqem të kujtoj rrethanat e ngjizjes së tyre, nuk arrij të dalloj qartazi pothuajse asgjë; gjithçka më afrohet e veshur në mjergull. Por nuk mund të them se tashmë janë të huaja për mua.
Nëse do t’i besonim Heraklitit, meqënëse gjithçka rrjedh, ai që shkroi këto poezi, nuk ka qenë asnjëherë i njëjti, por gjithmonë një tjetër. Po të perifrazonim Çuang Cenë, autori i tyre ka qenë në gjumë dhe ka ëndërruar sikur i ka shkruar; pastaj është zgjuar brenda një ëndrre tjetër.
Rrjedha e shkrimit të poezive në kohë e hapësirë dhe mjegulla onirike që rrethon ngjizjen e tyre, të bëjnë të mendosh se midis këtyre dy koncepteve mund të ketë një lidhje të fshehtë. Kjo lidhje e fshehtë e lë autorin në udhëkryq. Ai nuk di cilën rrugë të marrë. Prandaj s’i mbetet tjetër, veçse të urojë që rrugën e duhur ta marrë poezia.”
Faqe | 74 |
ISBN | 9782954139999 |
Titulli origjinal | Odeon |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Cilësuar si një nga nga librat më të mirë të poezisë shqipe pas viteve 90.