I ri Histori Gazmore Shiko më të madhe

Histori Gazmore

Carlo Collodi A-002797

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Histori gazmore e Carlo Collodi-t është një përmbledhje prej tetë rrëfimesh plot humor, fantazi dhe aventura, ku autori i Aventurave të Pinokut shfaq gjithë gjallërinë dhe ironinë që e ...

Më shumë detaje

19 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928491046

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Histori gazmore e Carlo Collodi-t është një përmbledhje prej tetë rrëfimesh plot humor, fantazi dhe aventura, ku autori i Aventurave të Pinokut shfaq gjithë gjallërinë dhe ironinë që e kanë bërë një prej autorëve klasikë më të dashur të letërsisë për fëmijë.

Në këto faqe takojmë Xhixhinon, djalin që mezi pret të bëhet burrë; Pipin, majmunthin e vogël ngjyrë trëndafili, të cilin kureshtja dhe dëshira për të imituar njerëzit e çojnë nga një aventurë në tjetrën; Leonçinon, që ëndërron të bëhet hero; Mazinon, avokatin e vetëshpallur të fëmijëve që nuk duan të mësojnë; si edhe një galeri personazhesh të vegjël, çapkënë, kokëfortë e plot fantazi.

Përmes prapësive, keqkuptimeve dhe situatave të papritura, Collodi rrëfen botën e fëmijërisë me humor të hollë dhe një ironi që nuk kursen as të vegjlit e as të rriturit. Personazhet e tij gabojnë, mburren, mashtrojnë, ëndërrojnë dhe bien në telashe, por pikërisht përmes këtyre përvojave mësojnë diçka për veten dhe për botën.

Me këtë botim, Histori gazmore vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në edicionin e saj të plotë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe189
ISBN9789928491046
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip