I ri Salla e zvarranikeve 2 Shiko më të madhe

Salla e zvarranikeve 2

Lemony Snicket BDI0949

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Tre fëmijët Bodlerë Violeta, Klausi dhe Diellza kanë mbetur jetimë dhe u është dashur të përballen me vetë të keqen: Kontin Olaf, i pamëshirshëm, tinëzar, i gat-shëm të bëjë ...

Më shumë detaje

19 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928816559

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tre fëmijët Bodlerë Violeta, Klausi dhe Diellza kanë mbetur jetimë dhe u është dashur të përballen me vetë të keqen: Kontin Olaf, i pamëshirshëm, tinëzar, i gat-shëm të bëjë gjithçka për t'u rrëmbyer pasurinë. Pasi i shpëtojnë nga kthetrat, tre Bodlerët gjejnë strehim te dr. Montgomeri, një zotëri i çuditshëm, i cili i pret në një shtëpi të mbushur me zvarranikë, pasioni dhe puna e tij. Fëmijët e ndiejnë se mund t'i besojnë këtij burri të mirë, të cilin nuk e kanë takuar kurrë më parë, por që duket se ka një dashuri të sinqertë për ta, që nuk lidhet me paratë. Dhe çastin fillestar të mosbesimit e kalojnë shpejt, sepse deri edhe gjarpërinjtë e frikshëm tregojnë anën e tyre të mirë me jetimët Bodlerë.

Por prapa qetësisë në dukje, pavarësisht nga mosha, fëmijët e dinë se paqja në shtëpinë e re nuk do të zgjasë shumë, e lëre më përgjithmonë. Sepse, edhe nëse nuk mund ta shohin, Konti Olaf nuk dorëzohet dhe, në mënyrat e tij, po komploton një plan të errët, me të njëjtin fiksim në kokë: t'i shkatërrojë dhe t'i grabisë... Libri i dytë i serisë "Aventurat fatkeqe të jetimëve

Bodlerë" është po aq argëtues e plot humor sa i pari. Tre protagonistët e rinj formojnë një skuadër të mreku-llueshme e përballen me një mijë vështirësi, secili me dhuntinë e vet: dikush me dhëmbët e fortë, dikush me librat e lexuar dhe Violeta, me talentin e shpikjes. Lexuesit do të duan të mësojnë se çfarë tjetër do t'i ndodhë kësaj tresheje vogëlushësh, kur të rriturit nuk besojnë çka po ndodh nën hundën e tyre dhe mendojnë se mund t'i mbrojnë fëmijët, shumë më të zot se ata. Lexuesi i ri e adhuron këtë seri, të përkthyer në shumë gjuhë.

Të dhëna

ISBN9789928816559
GjuhaShqip
StatusiI ri