I ri Deri ne frymen e fundit Shiko më të madhe

Deri ne frymen e fundit

Anne Sward A-005622

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310293

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre.

Të dy fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar “Deri në frymën e fundit”.

Fëmijëria e Losë së vogël rrjedh pothuajse e qetë. E ëma gjithnjë e këshillon t’i ruhet dashurisë, por pa ia shpjeguar arsyen. Fjalët e së ëmës krijojnë brenda së voglës pyetje pa fund, të cilave nuk di t’u japë përgjigje.

Në çastin që Loja do të njihet me Lukasin 13-vjeçar, që mban përbrenda një plagë të pashërueshme, jeta e saj do të ndryshojë kryekëput. Ajo që lind nga takimi i tyre i parë ngjan se është fillimi i një dashurie adoleshence, një dashuri plot ëndrra, që duket e destinuar të zgjasë përjetësisht. Ajo lloj dashurie që ëndërrojnë të gjithë, pa asnjë kompromis.

Por adoleshenca merr fund shpejt dhe Loja e Lukasi gjenden të ndarë, miqësia e tyre do të marrë fund mes braktisjesh dhe tradhtish. Loja vendos të lërë pas krahëve familjen, Lukasin dhe fshatin e saj. Se si mund të shkatërrohet një miqësi kaq e pastër dhe e pafajshme – dhe kaq rreptësisht e ndaluar – është një mister që shpaloset përgjatë udhëtimit të Losë në Berlin, Kopenhagen e deri në Nju-Jork, nga një takim dashurie në tjetrin, teksa duket e destinuar të endet nëpër një botë, të cilën e fajëson për ndarjen nga Lukasi. Një roman i magjishëm, me humor dhe ndjenja të thella.

Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Swärd nuk ka asgjë tradicionale. Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s’mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Tragjedia është që e dinë edhe se nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty.

Kritika

Kjo përrallë rritjeje dhe formimi ka të gjithë përbërësit e duhur: seks, vdekje, fëmijëri të humbur; por dallohet për rrëfimin mbresëlënës.

Daily Mail

Psikologjikisht i thukët... Anne Swärd rrëfen rrjedhshëm për dashurinë, tradhtinë dhe komplekset e zemrës së njeriut.

Independent

Në botën e autores Anne Swärd, atmosfera është përvëluese. Ajo shkruan për një dashuri që shpërthen si një zjarr mes pyllit. Kur çdo gjë është sterrë dhe e shkatërruar, mbeten krahët e ferrit, gati për t’u përflakur sërish.

Bodil Juggas, Arbetarbladet

Ndonëse, herë pas here, lexim disi i vështirë, historia provokuese dhe bindëse lidh mjeshtërisht marrëdhënien e prindërve të Losë me adoleshencën e saj, teksa eksploron këshillën e së ëmës “ruaju nga dashuria”.

Laura Temple, Irish Examiner

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe294
ISBN9789928310293
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEntela Tabaku
RomanPsikologjik