I ri Cmim i reduktuar! Amerika ose i zhdukuri Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Amerika ose i zhdukuri

Franz Kafka BDR009

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo është proza e parë dhe më e bukura e Franc Kafkës. Amerika rrëfen historinë e një emigranti të ri në moshë, Karl Rossmann që pas një aventure fatkeqe seksuale, e gjen veten në Amerikë, të dërguar nga prindërit e tij. Teksa pritej që djaloshi të çlironte veten në këtë vend magjik të mundësive, ai kalon aventura, arratisje të çuditshme dhe përjeton dyzime të çuditshme. Mënyra sesi e përshkruan të ashtuquajturën “toka e artë” e ka kthyer këtë vepër në një prej romaneve më moderne, më fantastike dhe më vizionore për Amerikën

Më shumë detaje

94 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184399

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta “I zhdukuri” (fjalë pa “K” në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman “Amerika”, duke i kthyer veprës “K-në” gjermane, “K-në” e Evropës Qendrore, “K-në” e Jozef K, “K-në në vetvete si “K”, me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.

“Kur djaloshi Karl Rosman, në një moshë gjashtëmbëdhjetë-vjeçare, që po detyrohej të mërgonte në Amerikë, i dëbuar prej prindërve, për arsye se ishte mashtruar nga shërbëtorja, me të cilën pati marrëdhënie seksuale, madje kishte lindur edhe një fëmijë, hyri në portin e Nju Jorkut mbi një anije, që prej kohësh kishte nisur të ngadalësonte ecjen, Statuja e Lirisë, të cilën po e vështronte prej disa çastesh, iu duk befas e ndriçuar nga një diell më i gjallë. Në krah ajo kishte një shpatë, që atë çast i dukej se po vringëllinte, ndërsa mburojën ia përshkonte një fllad i furishëm.

– Sa e lartë qenka! – tha ai.”

Të dhëna

ISBN9789928184399
Titulli origjinalBotimet Dritan
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiRaif Hasani
RomanPsikologjik