Metamorfoza Shiko më të madhe

Metamorfoza

Franz Kafka FNK0056

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tema themelore e prozës së tij, tepër të saktë nga ana gjuhësore, është lufta pa rrugëdalje e individit nga një qenie mistike të pandryshueshme kundër forcave të fshehta anonime të kudondodhura, armiqësore ndaj tij. Kjo situatë bëhet edhe më e qartë para frikës së ekzistencës që buron nga realiteti i përditshëm si te Metamorfoza, tmerrit të panjohur e të mistershëm, para një mekanizmi shtetëror autoritar të pashpirt.

Më shumë detaje

879 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-99956-86-02-4

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Metamorfoza është pa dyshim kryevepra e Kafkës. Ai e fillon veprën e tij me shndërrimin e personazhit kryesor, Gregori, në një kandërr. Kjo është historia e një burri të ri, i transformuar gjatë natës, duke u kthyer në një të mallkuar për familjen e tij, një i huaj në shtëpinë e vet. Gjenialiteti i Kafkës është se ai e paraqet Gregorin në ndryshimin fizik apo mekanik, por jo shpirtëror dhe të ndërgjegjes. Gregori e kupton të gjithë situatën rreth tij dhe ka një pikëllim të madh që tanimë as mund ta shprehë nën petkun e kandrrës. Por ç'është në të vërtetë "Kandrra". S'është gjë tjetër veçse krijesë e një natyre anti-njeri, e një natyre të tmerrshme dhe pa kthim. Në fund, familjarët e lodhur dhe përfundimisht të bindur se krijesa që kanë përballë nuk është më djali apo vëllai i tyre, por një kandërr, e trajtojnë si të tillë dhe Gregori vdes në ngashërimin e pashprehur dhe disi në pritje të "zgjidhjes" që do t'i sjellë vdekja.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe180
ISBN978-99956-86-02-4
V. Bot2015
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiRexhep Hida